Reagimi i fortë i ish-deputetes ndaj Ballës: Ti dhe soji yt në Parlament…

Nga Orjola PAMPURI

Deputeti qe perfaqeson qytetaret e ndershem te Librazhdit, Taulanti, ky njeri mizogjen, qe gjen prehje tek sulmi ndaj grave te opozites.

Qeveria e ketij lloj deputeti, bashke me te, nuk arrin te menaxhoje situaten per shkak te pandemise, apo duan te mbulojne korrupsionin dhe merren me zonjat e opozites.

Taulanti perdor gjuhen e bandave, ky eshte standarti i tij, me te cilin me vjen turp, te merrem. Ju mor zoteri beni e shisni gjithcka per ate karrige, per kete jeni larg standartit tim. Ndaj qendro larg meje dhe emrit tim.

Standarti juaj eshte; shpif, e denigro, vetem keshtu mund te ndjeheni mire.

Taulant, ti do te mbulosh diellin me shoshe. Jane 70.000 gra e vajza qe rrezikohen nga Covid 19 ne fasoneri, edhe kete e perdore per shpifje. Po sigurisht qe ti do ta interpretosh ndryshe dhe sipas menyres tende, por s’ke faj kur soji yt hyn n’parlament, parlamenti eshte ne rrezik.

Ne syte e mendjen tende e verteta eshte idiotesi, por per shqiptaret eshte fundi juaj.

Shko Taulant ne Librazhd, je per vite te tera perfaqesues i tyre, e kur kalon permes atij qyteti, per te mos folur per fshatrat, te vjen keq se si eshte katandisur, i lene ne meshire te fatit, pa as me te voglin investim, nje nder zonat me te varfra e me te braktisura ne Shqiperi.

Jemi vite drite larg, Taulant. Por ti kete nuk mund ta kuptosh, dhe nuk ke se si ta kuptosh.

Artikulli paraprakSituatë kritike nga Covid-19 në SHBA, 2363 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërTregtarët e Vlorës në protest, tentojnë të futen në Bashki, përplasje me policinë