Reagimi i fortë i Europa Nostra rrëzon qeverinë: Teatri nuk shembet, shoqëria ta mbrojë!

Organizata prestigjioze “Europa Nostra” ka reaguar përmes një deklarate urgjente lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një postim në Twitter, “Europa Nostra” e cila e ka renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë, shkruan se godina duhet të mbrohet me ligj kombëtar dhe nga shoqëria.

“Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës. Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”-shkruhet në faqen zyrtare në twitter të kësaj organizate, ku ndër të tjera përdoren hashtag si ‘vlerë europiane’, apo ‘sundimi i ligjit’.

Beteja për Teatrin Kombëtar

Një vit e nëntë muaj betejë për Teatrin Kombëtar ka vlerë sot, më shumë se asnjëherë. “Europa Nostra” e ka njohur si një ndër ndërtesat e spikatura të kulturës shqiptare që aktualisht rrezikon të mos jetë më.

15 ekspertë ndërkombëtarë e kanë renditur në listën paraprake të vendndodhjeve që kërkojnë vëmendje.

“Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Evropë do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij janë edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Teatri Kombëtar është cilësuar nga “Europa Nostra” si një nga qendrat më të spikatura në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike”, u shpreh Robert Budina.

Për Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk siguron financime, “Europa Nostra” nisë të ndërgjegjësojë dhe të përgatisë vlerësime të pavarura për secilën nga vendet e shpallura në rrezik.

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm i qytetarisë të këtij vendi, që tregon se këtu ka shpresë. Shpresa këtu nuk vdes. Dhe ajo që është më e rëndësishme është që qytetaria europiane fitoi mbi injorancën”, shtoi Edmond Budina.

Ky program është një fushatë e shoqërisë civile europiane që ka nisur në vitin 2013 dhe mobilizon instanca të tjera të financojnë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve të rrezikuara siç është cilësuar Teatri Kombëtar, në një listë paraprake të 14 vendeve në rrezik. por, lista përfundimtare me 7 vendet më të rrezikuara në Europë do të shpallet në mars të vitit 2020.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërOerd Bylykbashi: Gjobitja e Bashës dhe e biznesit hakmarrje politike dhe e paligjshme