Reagimi i fortë i Doris Pack: BE të ndëshkojë Ramën, po mashtron Brukselin!

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar ashpër pas rrëzimit nga PS të dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Doris Pack, e cila është një njohëse e mirë e zhvillimeve politike në Shqipëri, shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të penalizojë Edi Ramën. Në një postim në Tëitter, Pack shton se BE duhet të kuptojë se po mashtrohet nga kryeministri i Shqipërisë.

“Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi. Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, shkruan Doris Pack.

Një ditë më parë PS votoi në Kuvend rrëzimin e dekretit të Presidentit edhe pse autoritet më të larta të BE i bënë thirrje qeverisë që të prishte mendimin e Komisionit të Venecias.

Qëndrimi i Edi Ramës kundër rekomandimeve të BE, ka sjellë reagime dhe nga ekspertë të Ballkanit. Hans van den Berg, profesor në universitet më të njohura në Holandë, shprehet se qëndrimet e Edi Ramës kundër reformave që po kërkon Bashkimi Europian, janë arsye kryesore se përse shqiptarët po largohen nga vendit.

Në një postim në Tëitter, teksa ka shpërndarë në anglisht lajmin e refuzimit nga Edi Rama të këshillave të ndërkombëtarëve për Komisionin e Venecias, Hans van den Berg, shprehet se kjo është një shuplakë që Edi Rama i jep Bashkimit Europoian.

“Rama sundon përsëri dhe injoron këshillat dhe ndihmën ndërkombëtare. Pas injorimit të kushteve të Bundestagut, një tjetër goditje në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare, më konkretisht asaj të BE-së. Në fakt, gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë nuk duan të jetojnë më në këtë vend do të largohen nga ALB (për në BE)”, shkruan profesori Hans van den Berg.

Artikulli paraprakPD dënon sulmin me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, Vokshi: Dhuna ndaj medias frymëzohet nga Rama!
Artikulli tjetërEndri Hasa: Partia zgjedh se kush duhet të bëjë tamponin ose jo. Elbasani në kaos, prej 1 jave nuk kryhen tampone për COVID-19