Reagim nga Shkodra pas ngjarjes së rëndë: Pse hesht ministri Lleshaj! (Foto)

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot n ë mesditë në Shkodër ku pati përplasje me armë mes dy grupeve rivale. Spahia pyet Lleshajn, pse hesht?

“Pse nuk e kanë frikë policinë e shtetit, e cila me pretekstin anti KCK, po merr superkompetenca, pasi mund të bëjë përgjime deri në 6 muaj, pa leje prokurorie a vendim gjykate?, shkruan Spahia në reagimin e tij.

Reagimi i plotë

Edhe në mes të ditës, në një zonë qendrore të Shkodrës, si Parruca qëllohet me armë, fatmirësisht pa pasoja dhe kush e bën ikën rehat në punë të vet, madje me makina luksoze raportojnë mediat! Eshtë një nga zonat më të monitoruara të Shkodrës pra, edhe me biznese që kanë kamera sigurie.

Ku e gjejnë kurajon të rrezikojnë jetë qytetarësh në mes të ditës? Ku e gjejnë kurajon ta sfidojnë shtetin kaq hapur? Pse nuk po “dridhen” nga aksioni anti KCK, që shënjestron edhe makinat luksoze?

Pse nuk e kanë frikë policinë e shtetit, e cila me pretekstin anti KCK, po merr superkompetenca, pasi mund të bëjë përgjime deri në 6 muaj, pa leje prokurorie a vendim gjykate?

Pse ministri Lleshaj vazhdon të heshtë para këtyre rasteve të përsëritura në Shkodër? I ka të identifikuar e nuk i prek dot, apo nuk di si të përballet me ta? Në cdo rast, heshtja nuk është flori, por flet shumë e qartë!

1 34

4 11

3 15

Artikulli paraprakRegjisori i propagandës
Artikulli tjetërAlbin Kurti flet për “përplasjen” me Ramën në Tiranë