Raul rikthehet te Real Madridi

Raul Gonzalez rikthehet në shtëpi 7 vite pas largimit nga Reali i Madridit. Sulmuesi legjendar spanjoll nga 1 korriku do të jetë këshilltari i ri i presidentit Florentino Perez. 39-vjeçari do të mbërrijë në Madrid javën e ardhshme për të firmosur marrëveshjen personalisht me Perez.
Raul ka bërë histori me Realin e Madridit si lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e bardhë, plot 741, si dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit pas Cristiano Ronaldos me plot 323 finalizime. Raul ka luajtur vetëm një vit me Cristiano Ronaldon, pikërish në sezonin 2009–2010, para se të transferohej fillimisht te Schalke 04 e më pas në Qatar te Al Sadd. Karrierën e mbylli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me New York Cosmos në vitin 2015.
Në palmaresin e tij me klubin merengues mes shumë trofeve të tjerë janë 6 tituj kampionë të Spanjës dhe 3 Champions League.
Raul është në gjurmët e Zinedine Zidane, trajnerit aktuar të Realit të Madridit, i cili pasi vari këpucët në gozhdë fillimisht punoi si këshilltar i numrit një të klubit më të titulluar në Spanjë.

Artikulli paraprak58 milionë euro të humbura në një vit nga gjyqet e pafituara të shtetit
Artikulli tjetërArgjentina, Bauza pranë shkarkimit