Raportuesja e Kosovës në PE: Mocioni i mosbesimit i LDK-së, katastrofik për Kosovën dhe rajonin

Vendimi i LDK-së për të nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon mund të sjellë fatkeqësi në tërë rajonin.

Cramon përmes një postimi në Twitter ka shkruar “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vet, atëherë kjo do të nënkuptonte një katastrofë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin”.

If LDK tables a motion of non-confidence against its own #government that will mean a disaster not only for #Kosova but also for the entire region @VjosaOsmaniMP #Thaci @JosepBorrellF https://t.co/Sx5U61B85m

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 19, 2020

Në një postim tjetër po ashtu në Twitter, Cramon ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Çfarë po ndodh në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Ju lutemi parandaloni edhe një raund tjetër të zgjedhjeve të parakohshme për vendin tuaj”.

What’s going on in #Kosova @albinkurti @VjosaOsmaniMP? Please prevent your country from another round of early legislative elections.

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 18, 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Artikulli paraprakDaniel Server i përgjigjet Thaçit: Dialogu yt me Serbinë një proces tërësisht i errët
Artikulli tjetërBashkia e Shkodrës pezullon taksat dhe tarifat vendore për 3 muaj. ‘Ngrijnë’ dhe kamatëvonesat