Raporti/ Shqiptarët më të uriturit në Europë!

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria në botë është rritur në 2017, për të tretin vit radhazi.
Fenomeni është nxitur nga luftërat dhe ndryshimet klimatike, duke rrezikuar objektivat globale për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot. Shkalla e obezitetit është rritur gjithashtu.
Normat e urisë duket se po rriten pothuajse në të gjithë Afrikën dhe Amerikën e Jugut, me 821 milionë njerëz, ose e thënë ndryshe: Një në nëntë persona vuajtën nga uria në vitin 2017.
Por në të njëjtën kohë, 672 milionë të rritur, më shumë se një në tetë persona, aktualisht vuajnë nga mbipesha, nga 600 milionë që ishin në 2014.
“Nëse nuk rrisim përpjekjet, ekziston rreziku që të jemi shumë larg përmbushjes së qëllimit të eliminimit të urisë në 2030 “, thuhet në raport duke iu referuar Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të miratuara nga Shtetet Anëtare në 2015.
Ky ishte viti i tretë radhazi në të cilin pati një rritje globale të niveleve të urisë pas një dekade.
Shefi i hulumtimit, Sinti Holman, tha se rritja e luhatjeve të temperaturës, reshjet intensive dhe të paparashikueshme dhe variacionet sezonale ndikojnë në disponueshmërinë dhe cilësinë e ushqimit.
“Kjo është arsyeja pse ne themi se duhet të veprojmë sot”, shton Hölmann, i cili është një ekonomist për sigurimin e ushqimit dhe të ushqyerit në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).
“Për shkak se shqetësohemi se nuk do të përmirësohet, ajo do të përkeqësohet”.

Vitin e kaluar, gati 124 milion njerëz në 51 vende u përballën me nivele të larta urie për shkak të luftërave dhe ndryshimeve klimatike, sipas OKB.
Shumë vende të rrënuara nga konfliktet e vazhdueshme, përfshirë Jemenin, Somalinë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, u përballën gjithashtu me një ose më shumë ekstreme klimatike, si thatësirat dhe përmbytjet, thuhet në raport.
Të hënën, Save the Children paralajmëroi gjithashtu se 600,000 fëmijë në zonat e luftës mund të vdesin nga uria ekstreme deri në fund të vitit, pasi ka mungesa financimi dhe palët ndërluftuese po pengojnë dërgimin e ndihmave tek që kanë nevojë.
Por edhe rritja e temperaturave dhe fatkeqësi të tilla si përmbytjet ose thatësira janë një nga “shkaqet rrënjësore të krizave serioze të ushqimit”, thotë raporti, i cili u publikua sot nga pesë agjenci të OKB-së.
“Në total, 821 milionë njerëz ishin të uritur në vitin 2017 – më shumë se 804 milionë në vitin 2016 – dhe Afrika është kontinenti më i dëmtuar”, sipas Dominique Bourzon, drejtor i Emergjencës së Shërbimit Emergjent dhe rehabilitimit në FAO.
Sipas të njëjtit kriter, 11.4% e popullsisë është kequshqyer në Azi, 6.1 në Amerikën Latine dhe Karaibe, 7% në Oqeani dhe më pak se 2.5% në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, sipas raportit që u përgatit nga FAO, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Rural (FIDA), UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit (PAM) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)
Në Evropë, në dy vende njerëzit janë më të uritur sesa të tjerët: pikërisht në Shqipëri (5.5% e popullsisë) dhe në Serbi (5.6%). /syri.net/

Artikulli paraprakQytetarët masakrojnë Ramën për dekoderat: “Pra, kjo ishte vjedhje e pastër”!
Artikulli tjetërPD, presion AMA-s që të premten për të shtyrë afatin për dekoderat