Qytetarët masakrojnë Ramën për dekoderat: “Pra, kjo ishte vjedhje e pastër”!

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Facebook për vendimin e AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të sistemit analog. Rama kritikoi fikjen e sistemit të vjetër pa siguruar akses në atë të riun, por deklarata e kryeministrit nuk i bindi të gjithë ndjekësit e tij në facebook.
Një qytetar i shkruan se i gjithë procesi ishte vjedhje dhe vendimi i AMA-s erdhi menjëherë pasi u shitën mijëra dekoderë.
Qytetari: Pra, kjo ishte vjedhje: Pas shitjes të dhjetra mijëra dekoderave, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizuale) bën prapaktheu! Rikthen përsëri sinjalin e televizorëve analog, duke nxjerrë të pa vlerë dekoderat që u blenë me paratë e gjakut të shqiptarëve! Çdokush që bleu një dekodër, por edhe të gjithë ne, nëse na ka mbetur sado pak dinjitet duhet të mbushim sheshet, deri në kthimin e vlerës të secilit person që u vodh!Turp!
Edi Rama Jo Gert, mos u ngut te thuash fjalen e fundit pa u informuar si duhet. Rindezja eshte vetem e perkohshme. Mesa duket procesi i sensibilizimit nga ana e AMA-s, nuk ka qene i mjaftueshem dhe shume njerez s’kane marre masat ne kohe. Prandaj s’mund te jemi dakord me fikjen momentalisht. Por fikja e sistemit analog eshte norme europiane, e detyrueshme per zbatim nga te gjitha vendet dhe Shqiperia e ka shtyre aq sa s’mund te shtyhet me, perveçse per pak kohe – qe te gjithe te kene mundesine e aksesit ne sistemin e ri.

Artikulli paraprakPolicia e marrë peng…
Artikulli tjetërRaporti/ Shqiptarët më të uriturit në Europë!