Raporti i DASH/ Basha: Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me raportin e DASH, që thotë se në Shqipëri klima e të bërit biznes është shumë e keqe.
Basha ka bërë publike një kronikë të Zërit të Amerikës, që është përgatitur pas publikimit të raportit, në të cilën flasin ekspertë shqiptarë.
‘Në shqip, ajo që Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë’, shkruan Basha në Facebook.
Ndërkohë që Rama në një postim më vonë në Facebook, shkruante se opozita duhet ta lexojë mira raportin dhe ta përkthen siç duhet.
Ndërsa Zëri i Amerikës shkruan:
Në Tiranë u prit me reagime të ndryshme raporti i fundit i DASH mbi Klimën e Biznesit. Qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për kritikat e raportit, ndërsa ekspertët pohuan se ky raport tregon edhe një here problemet e mëdha të ekonomisë shqiptare, si korrupsioni dhe klientelizmi politik.

https://www.zeriamerikes.com/a/4507594.html

basha9

Artikulli paraprakPresidenti rrëzon ligjin që ul taksat për bixhozin dhe pasuron vëlla Olsin
Artikulli tjetërBerisha: Ekzekutim politik ndaj gjyqtarit për shkak të vëllait të tij Arben Broci