Raporti i DASH, korrupsioni mban peng të gjitha institucionet në Shqipëri

Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016-të për luftën ndaj terrorizmit, përmendet edhe Shqipëria, si pjesë e koalicionit global kundër ISIS. Ndërsa përmenden donacionet e Shqipërisë në armë e municione, DASH e vë theksin edhe tek parandalimi i një sulmi terrorist që ishte parashikuar gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Shqipëria ka qënë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione.  Më 4 dhe 5 Nëntor një operacion i kordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik. 4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtes. Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste
Njësia anti-terrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia anti-terrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë.  Në bashkëpunim me BE-në dhe me financim të Departamentit amerikan të Shtetit, ICITAP siguroi pajisjet dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitetet për të mbledhur të dhënat për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare. Informacioni mund të kontrollohet në një database kombëtare për personat që janë në kërkim.

Artikulli paraprakSi fitonte kontrata “Baroni i drogës” kur ishte në kërkim
Artikulli tjetërFaqja e pare