Rama tmerrohet nga protestat, urdhëron Lleshajn të paguajë pagat shtesë për policët

Rama Protesta e mëdha të opozitës duket se, i kanë dhënë frytet e para. Dhe fituesit në këtë mes duket se janë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, i cili shkruyan se, ministri i brendshëm Sandër Lleshi, me urdhër të kryeministrit Rama, ka dhënë urdhër të njoftohen policët në të gjithë vendin se do t’u jepen paratë e papaguara prej një viti për orët shtesë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Policet brohorasin rrofte protesta!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne ëhatsapp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit”.
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

Artikulli paraprakProtesta tek Unaza e Re, makina e banditit të qeverisë përplas dy qytetarë dhe largohet me shpejtësi
Artikulli tjetërAmbientalisti Sazan Guri kundër importit të makinave të vjetra!