Rama, takim me krerët e bandave të Qarkut të Durrësit, mesazhi kërcënues ndaj tyre për zgjedhjet…

Arben SHAHINI

Kreu i qeverisë është takuar me krerët e grupeve kriminle të Qarkut të Durrësit vetëm pak ditë më parë. Takimi është bërë në një nga hotelet në qytetin e Durrësit në pronësi të një personi me precedent kriminalë. Kuptohet që gjithçka është mbajtur e fshehtë për sytë e mediave.

Takimi ka koinciduar me lajmin e dalë në mediat online se Rama do të ndryshojë zonën elektorale në zgjedhjet e afërta dhe do të garojë në zonën e Durrësit. Ky ka qenë edhe qëllimi i takimit të Ramës me krerët e këtyre bandave.

Në hollin e hotelit ka pasur shumë nga krerët e bandave të cilët janë futur në takimin me Ramën jo të gjithë bashkë, por veç e veç, tipike për marrëveshjet mafioze. Mesazhi i dhënë nga Rama për krerët e këtyre bandave ka qenë ai i mobilizimit të plotë për zgjedhje dhe rikonfirmimit të aleancës së mëparshme.

Rama ka arritur deri aty sa të kërcënojë haptazi krerët e këtyre bandave në rast se lëkunden në angazhimin përkrah tij në zgjedhje. “Unë kam drejtësinë”, ka qenë mesazhi i prerë i Ramës për këto banda duke i bërë të kuptojnë se në rast se nuk do të angazhohen në fushatë me të gjithë arsenalin e tyre kriminal, atëhere ai do ti dërgojë para “drejtësisë”.

Një tjetër mesazh që Rama u ka dhënë atyre ka qenë ai se nuk ka ndër mend që të largohet me votë. “Lëreni se çfarë dëgjoni lart e poshtë, unë nuk do të iki”, u ka thënë Rama atyre. Ai ka kërkuar mobilizim dhe anagazhim të plotë të tyre në muajt e ardhshëm.

Nga të gjitha të dhënat zyrtare në terren, është e qartë se Rama po punon për të mbajtur pushtetin përmes organizatave kriminale. Në Bashkinë e Durrësit është rikthyer Dako në krye të saj.

Ndonëse jo zyrtarisht, Dako shkon për çdo ditë në zyrën e Bashkisë dhe drejton të gjitha punët e pista duke qenë se ka dhënë prova se është një koordinator i krimit të organizuar si i besuar i Ramës.

Po ashtu dosja e famshme 339 jo vetëm që nuk hetohet nga drejtësia e kapur nga Rama, por hetimet janë bërë qesharake me arrestimet nga SPAK të komisionerëve të vdekur. Këto janë dy indicia që të bëjnë të kuptosh se Rama po i jep imunitet krimit të organizuar për ta pasur në krah në zgjedhjet e afërta.

Organizata kriminale po kërkon të riorganizohet në një terren krejt të ndryshëm politik jo vetëm brenda vendit, por edhe në planin ndërkombëtar, pasi tashmë të gjithë janë të bindur se Rama është përfaqësuesi i mafias dhe krimit në qeveri.

Vetë fakti se Rama është detyruar që ti kërcënojë krerët e bandave tregon se ka parë lëkundshmëri tek ta. Toka po u dridhet nën këmbë dhe Rama nuk do të ketë aspak të lehtë të mund të përsërisë masakaradat e mëparshme zgjedhore.

Artikulli paraprakPamjet që vijnë sot nga Kakavija
Artikulli tjetërSkenari ushtarak turk për të marrë ishujt në Greqi sipas “Yeni Safak”