Rama shpërblen veten me 500 milionë lekë, Titit, kockën 18 milionë lekë

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, vetëm dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin final të tyre, me katër vota pro dhe një kundër ndërkohë me miratimin e tabelës përfundimtare, KQZ shpërndau edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Pas fitores në 60 bashki, PS do të shpërblehet edhe me fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike fituese ndërkohë shuma që do të përfitojë është 49.966.219 lekë.

Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, është një tjetër subjekt politik që mori pjesë në zgjedhje pavarëisht se u regjistrua vetëm ditë para tyre dhe që do të marrë një fond prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit.

Por jo të gjitha subjektet që morën pjesë në procesin zgjedhor të 30 Qershorit do të shpërblehen pasi nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi kanë marrë më pak vota se 4 vite më parë.

Bie në sy Partia Fryma e Re Demokratike e drejtyuar nga ish-Presidenti Bamir Topi e cila për shkak të rezultateve të marra do të duhet të kthejë një shumë prej 2.2 milionë lekësh.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Lubonjës: Rama po shkatërron trashëgiminë kulturore për të ngritur kulla! Disa pyetje Soreca-s
Artikulli tjetërIsh-këshilltari i Ramës: Shembja e Teatrit aferë korruptive, turp i jashtëzakonshëm