Rama shpall “non grata” ambasadadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe

Në një gjendje të rënduar psikologjike, Rama ka shpallur sot nga foltorja e të ashtuquajturit Parlament si “non grata” ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe që negociuan marrëveshjen e 5 Qershorit. Rama i ka dhënë atyre një ultimamtum duke u thënë se nuk do të negociojë më me ta, një gjuhë që të kujton gjuhën që përdorte diktatori ndaj atyre që diktatori I shpallte si armiq të jashtëm.

“Ndaj nga kjo foltore dua t’u them të gjithëve miqtve tanë ndërkombëtare, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga përfaqësuesja e nderuar e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari dhe me shumë durim në një proces të cështirë, hapi edhe derën e shtëpisë së saj meqë parlaamenti ishte godinë e papranueshme për Lulzim Bashën e ata që e braktisën, përfaqësuesin e nderuar të BE, të Britanisë, së Madhe që edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, më dëgjoni me vëmendje të fundit: për sa kohë unë do jem kryetar i PS, nuk do bëhet dialog shqip me përkthim dhe nëpër ambasada të huaja”, tha Rama.

Kjo është gjuha e një të sëmuri që po e çon vendin drejt destabilizimit dhe një reagimi të fortë popullor. Kjo gjuhë tani nuk po kursen më as partnerët historikë të Shqipërisë, që po e bëjnë të qartë se nuk do të qëndrojnë duarkryq në situatën e re të krijuar.

Ai po sot I ka treguar “vendin” Gjermanisë” të cilës i ka kujtuar se Shqipëria është një vend sovran, shprehje e ngjashme me atë të diktatorit sipas të cilit “bar do të hamë dhe parimet nuk I shkelim.

“Ashtu sikundër i falendëroj të gjithë dhe zotin David Ëadephul që kemi komunikim të vazhdueshëm e të hapur, është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua, por nuk jam xheloz për Lulin, me mjafton që është mik edhe me mua, dua t’u them që Parlamenti i Shqipërisë është sovran e do vendoset siç mendojnë përfaqësuesit e popullit shqiptar këtu në këtë sallë””, tha ai në Parlament.

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri Rama tha edhe njëherë se marrëveshja e 5 qershorit, e arritur me opozitën jashtë parlamentit për ndryshimet në kodin zgjedhor, nuk do të preket në asnjë pikë të saj.
“Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të sajën. Mua marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen. Për mua, në atë marrëveshje ka një problem të madh, pasi nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE\ODIHR, që është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ne kemi qenë në vijueshmëri këmbëngulës dhe madje kemi thënë se ne do ta bëjmë depolitizimin do apo nuk do PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos vetëm një partie, duhet edhe të tërhiqesh dhe të pranosh çka nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh”.
Rama i rriti taksat me 2.1 milarëdë euro në 7 vite

Artikulli paraprakFerri është bosh dhe djalli është Kryeministër…
Artikulli tjetërPD e vendosur të mos lejojë gënjeshtrat e Ramës, provat si po hedh në erë marrëveshjen dhe stabilitetin