Rama refuzon propozimin e PD për tekstet shkollore falas

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas votimit kundër të nismës së PD-së, për tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Sipas Vokshit, urdhri për këtë ka ardhur nga Rama dhe pavarësisht se kishte karakter social dhe do u vinte në ndihmë të gjitha familjeve, sidomos atyre të varfëra, sërish kolegët e mazhorancës nuk mundën të dalin mbi axhendën politike personale të Ramës. “Rama urdheron deputetët e PS të votojnë kundër nismës së PD për sigurimin e teksteve falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Kjo nismë bënte të mundur zbatimin e një të drejte kushtetuese për arsim të detyrueshëm falas si dhe kishte karakter social e do ti vinte në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare e kryesisht atyre të varfëra që nuk mund t’u sigurojnë 3 vakte ngrënie fëmijëve apo librat shkollore. Keqardhje për kolegët e mazhorancës në Komision që nuk mundën të dalin mbi axhendën politike personale të Edi Ramës”, shprehet Vokshi në një reagim të saj.

Artikulli paraprakTë fundit në rajon, spitali i papërballueshëm për shqiptarët
Artikulli tjetërSi po e fsheh qeveria vjedhjen e madhe që synon me Aeroportin e Vlorës