Rama publikon disa herë të njëjtën shkollë si projekt të ri…

Mungesa dhe vonesa e projekteve të realizuar ka bërë që kryeministri Edi Rama të publikojë në faqen e tij zyrtare në Facebook të njëjtën shkollë disa herë me radhë si një projekt të ri.

Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Ahmetaqi”, që ishte shkatërruar si pasojë e tërmetit. Në këtë shkollë, kryeministri ka qenë në datën 12 Shtator dhe ka shpërndarë projektin 3D.

1 16

Më pas, në datën 22 nëntor, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në këtë shkollë, pamjet e së cilës janë publikuar sërish nga Rama.

Duket se statuset e kryeministrit për këtë shkollë nuk kanë të ndaluar. Rama shpërndan të njëjtën shkollë në datën 1 Dhjetor me anë të një video në Facebook-un e tij duke shkruajtur fjalën ‘Marshalla’.

2 13

Ndërsa më 3 Dhjetor, kryeministri Rama shpërndan shkollën “Ahmetaqi” në Vorë ku shkruan se nxënësit shqiptarë do të zhvillojnë mësim në një ambient që ka standarde europiane. Prej 4 muajsh vijon të flitet për të njëjtin projekt në llogarinë publike të Facebook të Ramës, ndërsa nuk ka asnjë detaj për projektet e reja të qeverisë.

“Ahmetaqi” nuk është e vetmja shkollë e shpërndarë disa herë nga kryeministri. Edhe “Llesh Nik Daka” është një objekt që publikohet shpesh nga Rama, i cili siguron se do të ketë cilësi njësoj si në Europë.

Artikulli paraprakKualifikueset për Botërorin 2022, ja në cilin grup ndodhet Shqipëria dhe Kosova 
Artikulli tjetërRama humbi gjyqin me Beketin, nis bllokimi i llogarive shqiptare në botë