Rama provokon, protestuesit e qëllojnë me këpucë tek Spitali Ushtarak

Kryeministri Rama është qëlluar me këpucë nga protestuesit tek Spitali Ushtarak pas provokimeve që ai bëri.
Pasi ka rrethuar spitalin me policë, Rama ka dalë jashtë për të folur, por është pritur me protesta.
Në ato momente Rama ka provokuar protestuesit duke u thënë që të heshtin, ta mbyllin.
Kjo ka sjellë reagimin e protestuesve, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me këpucë. Më pas policia e ka arrestuar protestuesin.
Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku do të vizitojë të plagosurit, por edhe aty është përballur me protestues.
Në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjohet teksa brohorasin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, i drejtohet një tjetër familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.
Reagimi i parë nga LSI
Pas ‘pritjes’ që protestuesit i bënë sot kryeministrit Edi Rama tek spitali i Traumës, ku njëri prej tyre e qëlloi dhe me këpucë, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se edhe aty Rama arrestoi njerëz se i thanë ‘hajdut e maskara’.
“Kryeministrit me kepuce kokes.
Kryeministri qellohet me kepuce nga populli, se ndyu spitalin me diarrene e deklaratave te tij,bile arrestoi edhe atje njerez sepse i thone “hajdut dhe maskara”.
Po pse i arreston? Se thone te verteten?”, shkruan Vasili në ‘Facebook’.

rrrr 1

kepuca 1

tensione 7

 

 

ok tensione

Artikulli paraprak“Me spraj në dorë, si nazistët hebrenjve”, kështu duan të shembin banesat
Artikulli tjetërRama protestueses së plagosur: “Nuk kam ardhur për ty”, ajo ia kthen: “Unë e kam për turp të vish ti të më vizitosh”