Rama protestueses së plagosur: “Nuk kam ardhur për ty”, ajo ia kthen: “Unë e kam për turp të vish ti të më vizitosh”

Një nga protestueset e plagosura gjatë përplasjes me policinë para Kuvendit, i është rikthyer sërish protestës, mbrëmjen e sotme te Unaza e re, pas ndihmës mjekësore në spital. auto protetuesja
Ajo shprehet se i është bashkuar protestës vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
“Jam shumë pa qejf, por jam ngritur vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
Më erdhi kryeministri në spital, më tha, ‘nuk kam ardhur për ty’. Unë i thashë, ‘e kam për turp të vish ti të më vizitosh’”, tha protestuesja.
Tregoi arrogancë, t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak
Një prej protestuesve, bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama sot në ambjentet e Spitalit të Traumës, është e ftuar në emisionit “Të PaEkspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.
Nga studio nr.2 ajo rrëfeu tmerrin që përjetoi paraditen e sotme gjatë përplasjes me policinë tek Parlamenti si dhe fjalët që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama në Spital.

“U tmerruan fëmijët, vetëm sot policia e këto 19 ditë nuk kemi parë asnjë polic të bashkohet me ne. Opozitën e kemi thirrur ne se asnjë deputet i mazhorancës nuk n aka mbështetur.
Unë isha në rreshtin e tretë, dhe policët kanë kaluar mbi trupin tim. Aty rashtë në tokë pa ndjenja dhe nuk mbaj më mend gjë,” tregon ajo.
Më pas tha se kreu i qeverisë Edi Rama përveç kësaj tregoi arrogancë me sjelljen e tij në spital duke i thënë se nuk kishte ardhur për të.
“Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë por qytetare me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak.
Ai erdhi sot në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen jo për ty. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës”, tregoi Lindita Protoduari.

Opa spektakli! Ja dhe kokeministri i dhimbsur qe tani po ben cmos per vajzen police te plagosur! Ne viziten e paradites nuk i eci se e perzune si legen dhe ka zgjedhur darken. Ky eshte vetem nje spurdhjak qe kish nxjerre ne vije te pare nje cope femer per te mbrojtur kete, kryeministrin me te mire qe nga shekulli V para krishtit. Legen burre! PS: Asaj vajzes i uroj te shkuara dhe sherim te shpejte!

Gepostet von Armand Maho am Donnerstag, 22. November 2018

 

Artikulli paraprakRama provokon, protestuesit e qëllojnë me këpucë tek Spitali Ushtarak
Artikulli tjetërProtestuesit mesazh kryeministrit: “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”!