Rama po i trembet popullit, shton armatën e rojeve dhe makinave të blinduara

Rama mendon të shtojë masat e sigurisë në ditët e ardhshme si dhe të shtojë numrin e njerëzve që do të duhet të mbrohen në mënyrë të hekurt. Krahas kësaj parashikohet edhe shtimi i numrit të rojeve të sigurisë si dhe i mjeteve që i shoqërojnë ata.
Po pse Rama po shton masat e sigurisë? Kujt po i trembet? Kur shtohet zullumi dhe qeveritarët kalojnë në autokraci atëhere shtohen masat e siugurisë. Rama ka frikë nga populli dhe po mendon të mbrohet duke shtuar armatën e rojeve.

Vendimi

Rama ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018. Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.
Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë.
Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj. Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.
Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore. Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore.
Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018.

Artikulli paraprakArrestohen vrasësit dhe organizatorët e vrasjes së Devi Kasmit
Artikulli tjetërSkandali që po trondit Amerikën, Trump u përgjua nga Departamenti i Drejtësisë, gati publikimi i Memos sekrete