Rama, një kufomë politike, Uashingtoni nis izolimin, i vetmi në rajon që refuzohet të takohet nga Mitchell, pasojat…

Rama mund të konsiderohet një kufomë politike. Dhe nën izolim të plotë nga partanerët kryesorë të Shqipërisë. Mesazhi më I qartë I këtij izolimi që ka nisur edhe nga Uashigntoni është refuzimi për të vizituar Shqipërinë dhe takuar Ramën nga Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike A. Ues Mitchell. Situata është edhe më rëndë po të kihet parasysh se zyrtari i lartë amerikan ka përjashtuar nga ky tur takimesh vetëm takimin Ramën. Ajo që mund të kuptohet është se krisja në këtë rast është e fortë dhe pasojat do të jenë jo të vogla në të ardhmen për Ramën.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike A. Ëes Mitchell ka përjashtuar Shqipërinë nga turi i tij në rajonin tonë.
Javën e ardhshme, Mitchell do të vizitojë, njëra pas tjetrës, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë dhe Qipron. Në Prishtinë ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, në Shkup me kryeministrin Zoran Zeav dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov, në Beograd ai do të takohet me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Brabiç.
Ëes Mitchell ka vendosur të mos takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe të mos vizitojë Shqipërinë. Duke e dalluar Tiranën nga i gjithë rajoni, ai zgjodhi të dërgonte këtu një nga zëvendëset e tij, Suzan Falatko, e cila zhvilloi javën e shkuar disa takime me deputetë dhe ministra. Vizita e saj nuk u njoftua publikisht dhe nuk u përcoll nga asnjë media.
Mitchell, i cili u emërua nga Presidenti Trump në tetor 2017 në postin që më parë mbante Victoria Nuland, është shefi direkt i ambasadorëve amerikanë në Europë, ndërsa Suzan Falatko është diplomate karriere, detyra më e lartë e së cilës ka qenë numri dy i ambasadës amerikane në Mauricius dhe Sejshell.

Ndërsa injorimi i Shqipërisë nga Mitchell është i qartë, motivimi i këtij injorimi është i paqartë dhe vetëm mund të hamendësohet. Linja e politikës së jashtme të Departamentit të Shtetit ka ndryshuar rrënjësisht nga ajo e përfaqësuar nga Nuland, ndërkohë që i gjithë stafi i mëparshëm që lidhej me Shqipërinë tashmë është larguar.
Megjithatë, Falatko, e cila është zyrtarja direkte që merret me Shqipërinë në DSH dhe ambasadori amerikan Donald Lu përfaqësojnë një linjë të qartë dhe të hapur proqeveritare. Të paktën dy deputetë dhe një zyrtar i lartë shtetëror që kanë takuar Falatko në Ëashington muajt e fundit u shprehën, individualisht, për Exit.al se Falatko kishte shpehur opinion jashtëzakonisht pozitiv pro qeverisë dhe kënaqësinë të plotë me qeverinë.
Ky qëndrim, minimalisht, dëshmon mungesë informacioni për zhvillimet në Shqipëri. Më e rëndësishmja, ai bie ndesh me të gjitha raportet e vetë Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, gjatë dy viteve të fundit, të cilat janë ndër raportet më negative që janë hartuar ndonjëherë për vendin tonë, veçanërisht në fushën e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe të korrupsionit. I vetmi përmirësim i lehtë i konstatuar prej tij gjatë viteve të fundit është ai në fushën e trafikut të qenieve njerëzore.

Nga ana tjetër, pavarësisht përshtypjes që ambasadori amerikan Donald Lu ka projektuar me sukses në opinionin publik vendas, Shqipëria nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për Departamentin e Shtetit dhe është krejtësisht e parëndësishme për politikën e jashtme amerikane. Kjo mungesë rëndësie dhe ndryshimi tërësor i drejtuesve politikë të Departamentit të Shtetit kanë bërë që reforma në drejtësi, e cila ishte fokusi kryesor i Nuland dhe drejtuesve të mëparshëm, të mos shihet me ndonjë interes të veçantë nga drejtuesit e rinj politikë. Prandaj, as reforma në drejtësi nuk ka qenë arsye e mjaftueshme për Mitchell për të kaluar pak orë në Tiranë.
Kjo do të thotë se politika amerikane për Shqipërinë tashmë nuk e kalon nivelin e Ambasadorit Lu, i cili po e përdor këtë situatë dhe muajt e fundit të qëndrimit në Tiranë për të sajuar me çdo mjet “rezultate” të reformës, me qëllim shpëtimin e imazhit të tij të investuar tërësisht në një reformë të dështuar.

Artikulli paraprakUrdhri për policët rrugorë: Vendosni gjobat maksimale për shkeljet më të vogla, raportim ditor tek shefi
Artikulli tjetërPS përçahet edhe në Jug, kryebashkiakja socialiste nuk ftohet nga ministrat në takimin me operatorët turistikë