Rama në panik nga revolta, kërcënon me burg opozitën

Edi Rama është në krye të një qeverie të kapur nga krimi i organizuar dhe narkotrafiku, të cilat nuk po e lejojnë të japë dorëheqjen deri në shitjen dhe të gramit të fundit të hashashit që i ka mbetur në magazinë. Në pamundësi për të luftuar këtë fenomen, kërkon që të trembë opozitën me veprime amatoreske që nuk bindin as fëmijët në kopësht
Fatmir Xhafa me urdhër të Edvin Kristaq Ramës, ka referuar në prokurori për ndjekje penale kreun e opozitës Lulzim Basha dhe 11 deputetë të tjerë të saj
I biri i Kristaq Ramës dhe ish-hetuesi në kohën e komunizmit, që ka torturuar dhe fëmijë për arsye politike, kërcënojnë me burg deputetët e opozitës për protestën e zhvilluar në paraditen e 24 prillit. Fatmir Xhafa me urdhër të Edvin Kristaq Ramës, ka referuar në prokurori për ndjekje penale kreun e opozitës Lulzim Basha dhe 11 deputetë të tjerë të saj. Në fakt është një veprim prej burracaku, dhe e di fare mirë se në veprimet e kreut të opozitës dhe 11 deputetëve nuk ka pasur asnjë vepër penale. Njeriu që digjte goma dhe i vinte zjarrin vendit, sepse nuk pranonte rezultatin që e nxirrte humbës në Tiranë, kërkon tashmë të tregojë dhëmbët. Lulzim Basha, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Edi Poloka, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Kastriot Selman Islami, Genc Pollo janë personat, të cilët janë referuar në Prokurori nga ish-hetuesi i djeshëm i komunizmit, i cili në gjendje të rënduar psikologjike po kërkon të sajojë kauza për të shmangur vëmendjen nga e pashmangshmja, dorëheqja e tij.

Spektakli i lodhur

Në fakt asgjë ska për të ndodhur. Eshtë një show i turpshëm, që ska asgjë të vërtetë përveç propagandës si ushqim për militantët e tij. Në ligjin për tubimet, thuhet qartë se mjafton vënia në dijeni e organeve kompetente dhe tubimi mund të zhvillohet. Opozita prej më shumë se 65 ditësh ndodhet në çadrën para Kryeministrisë, dhe Edi Rama apo çakejtë e tij nuk guxojnë t’i hedhin as sytë dhe jo më të ndërrmarin ndonjë veprim të çmendur. Nga ana tjetër, policia bën të ditur se janë marrë në pyetje dhe shumë simpatizantë të Partisë Demokratike kryesisht në qytetin e Lushnjës. Pra Edi Rama, kërkon të na tregojë se është në krye të një shteti që funksionon. Në fakt e vërteta është krejt tjetër. Edi Rama është në krye të një qeverie të kapur nga krimi i organizuar dhe narkotrafiku, të cilat nuk po e lejojnë të japë dorëheqjen deri në shitjen dhe të gramit të fundit të hashashit që i ka mbetur në magazinë. Në pamundësi për të luftuar këtë fenomen, kërkon që të trembë opozitën me veprime amatoreske që nuk bindin as fëmijët në kopësht. Në fakt, veprimi i Fatmir Xhafajt, është në vazhdën e atyre të Ramës një natë më parë që bënte sikur merakosej për atë personin që gjoja kish mbetur në ambulancë. Një spektakël i lodhur i regjisë së tij propagandistike për të na mbushur mendjen se, ai është ende kryeministër.

Kallëzimi i policisë

Policia e Shteti kallzon në Prokurori, kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe një sërë deputetësh të PD-së për organizimin e grumbullimit të paligjshëm në disa akse të vendit, duke bllokuar trafikun. Bashkë me Bashën janë kallëzuar edhe deputetët. Së bashku me ta janë kallëzuar edhe mbi 80 pjesëmarrës të tjerë në protestë. Policia ia mohoi opozitës lejen për zhvillimin e protestës dhe bllokimin e disa akseve në qytete të ndryshme të vendit, si dhe drejtori i Përgjithshëm për Rendin e Sigurinë Publike, Altin Qato, u shpreh se kjo protestë cenon rëndë rendin e sigurinë publike dhe çdo person që e organizon apo merr pjesë në të do të përballet me ligjin. Edhe pse protesta e djeshme ishte paqësore dhe pa asnjë incident, Policia e Shtetit, ditën e sotme ka vendosur të çojë në organin e akuzës për organizim të paligjshëm të protestës dhe bllokim të trafikut organizuesit e këtij grumbullimi, përfshirë edhe vetë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Policia ka ngritur dy akuza kundrejt organizatorëve dhe pjesëmarrësve në tubim: ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Rama nuk mund të ndalë dot revoltën qytetare

Edi Rama e di fort mirë se, nëse Partia Demokratike ka kërkuar paqësisht deri më tani që mos jetë ai arbitri i zgjedhjeve të ardhshme, me veprime të tilla vetëm sa e acaron situatën. Të kërkosh burgosjen e kryetarit të opozitës dhe 11 deputetëve të saj, ai e di fare mirë çdo të thotë. Në këto kushte, turmën e revoltuar nuk ka se kush ta qetësojë. Një herë kryetari i PD ia ka thënë copë, se “Je me fat që më ke mua kryetar të opozitës, por dhe durimi e ka një kufi”. Rama e di fort mirë, se në rast se do ta përshpejtojë fundin e tij politik, atëherë është i lirë të ndërrmarë hapat që do, por do i duhet të planifikojë dhe vendin se nga do tia mbathë. Por ata që e njohin, e dinë fare mirë se Rama e bën fare mirë trimin me shtresat e pambrojtura, me ata fakirët e energjisë, por s’mund ta bëjë këtë me opozitën shqiptare. Asaj i druhet dhe më shumë se padronëve të tij narkotrafikut, sepse me ata mund të bëjë dhe kompromise dhe pazare, por kurrsesi nuk mund të bëjë me njerëzit që mbështesin të djathtën e këtij vendi, që nuk janë dakord me kanabizimin e vendit, dhe që prej tre vjetësh mezi presin largimin e tij dhe kastës që ai mban pas vetes. Meqë ka filluar dhe rubrikën historike AMRACORD në Facebokun e tij, ata që ja administrojnë mund t’i rekomandojë të rrëmojnë dhe për historinë dhe fundin e diktatorëve. Rasti i Çausheskut në Rumani nuk është shumë larg.

Artikulli paraprakAlitalia zhytet në kaos pas votës kundër të stafit
Artikulli tjetërAferat me legalizimet, KLSH kallëzon në Prokurori zyrtarë të Aluiznit