“Rama” në karantinë me 20 femra

Mbreti Maha Vajiralongkorn në Tailandë ka “izoluar” veten në një hotel luksoz në Alpine pas shpërthimit të koronavirusit, kjo ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve të tij duke e kritikuar në rrjetet sociale.

I njohur edhe si “Rama X”, ai raportohet se ka rezervuar Grand Hotel Sonnenbichl për të kaluar karantinën. Thuhet se ai ka përfshirë edhe një “harem” me 20 femra. Hoteli me 4 yje në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani ka marrë “leje të posaçme” nga këshilli i rrethit për t’i akomoduar ata.

Mijëra tajlandezë e kanë kritikuar mbretin në internet, duke thyer ligjet e vendit, sipas të cilave ata që fyejnë ose kritikojnë monarkinë mund të përballen me burg deri në 15 vjet. Deri më tani në Tailandë janë konfirmuar mbi 1400 raste dhe mbi 130 të vdekur. Mbreti Vajiralongkorn njihet për jetën e tij ekstravagante.

thailand king vajiralongkorn coronation

Artikulli paraprakLigji absurd i karantinës, jo 15, por 5 vite burg nëse…
Artikulli tjetërSi ndikon zgjimi herët në shëndetit e trurit