Rama më shumë se qesharak, e prezanton veten edhe si mjek! (Video)

Nga Ilir ALLKJA

ZOTI KRYEMINISTËR, TI NUK BËHESH DOT KURRË MJEK!

Ramën si gjithollog e pamë sot në qendren shendetesore te Rrogozhinës duke u perpjekur me propagandën e tij bajate tashmë, që të bindë opinionin se gjoja ai e rregjimi i tij paskan lançuar shërbimin e urgjencës, sherbimin e mjekut të familjes, konsultorit të gruas, konsulturit të fëmijës, e gjithcka tjetër!

Unë kam shërbyer dy vjet në urgjencën e Rrogozhinës dhe ju garantoj se Qendra Shëndetësore e Rrogozhinës, dikur spital qyteti, ka patur një organizim të përsosur dhe godina e saj ka qenë e tille prej dhjetëra vitesh.

Duket që qendra shëndetësore është lyer dhe pajisur disi, dhe shumë mirë kanë bërë pasi si muret, mobiliet, pajisjet e gjithçka tjetër amortizohen me kalimin e viteve.

Por Rama nuk ka nxjerre asnje cent nga xhepi i tij, paratë e riparimit janë të taksave të qytetarëve të Rrogozhinës, shqiptarëve, prandaj është e shëmtuar të përdoren taksat e tyre për propagandë nga kryeministri!

E shëmtuar ishte edhe përdorimi i një vajze të mitur për propagandë, madje e dënueshme në vendet e qytetëruara!

Qesharake ishte Rama si mjek, tek i përgjigjej një të moshuari se tensioni 14 me 9 ishte për pilot, por tashmë shqiptarët jane mësuar me lajthitjet e gjithologut!

Ramë mjek nuk lind dot, bëhesh nëpërmjet studimeve e shumë sakrificash ndër vite, që ti s’mund t’i kuptosh e jo më t’i dish!

Artikulli paraprakDeputeti i PS propagandë me një ambulancë, Dine: Spitali i Sarandës nuk ka staf të mjaftueshëm për të kryer operacione!
Artikulli tjetërNuk ka kohë për show politik, por për masa konkrete!