Rama mashtron mësuesit, kreu i Sindikatës: Nuk ka rritje page, por vetëm propagandë!

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevruz Kaptelli u deklaroi sot se, rritja e pagës së mësuesve nuk është reale, por propagandë.

36 mijë punonjës në arsim do të kenë në fillim të muajit shkurt më shumë para në llogari, por jo aq sa iu është premtuar.

Nëpërmjet një ‘marifeti’ të publikuar nga Ministrja e Arsimit Rinis dhe Sporteve nga katër komponentët që përbëjnë pagën mujore të një mësuesi është rritur vetëm njëri prej tyre që konsiston me pozicionin e vendit të punës jo pagën bazë apo atë të grupit, prej vitesh të pandryshueshme.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Sindikata e pavarur e arsimit në vend, e cila shprehet se rritja nuk është reale.

Përfaqësues të sindikatës shprehen se paga reale e mësuesve, apo ajo çfarë ata marrin në dorë është në kufijtë midis 9 dhe 10 për qind. Dhe jo siç Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar në datën 4 Janar nëpërmjet një statusi në Facebook dhe më herët Edi Rama.

Madje Këtë rritje, mësuesit e cilësojnë krejt të papërfillshme. pasi 9%-shi është inflacioni në vitet që nuk është indeksuar paga.

Paga e mësuesve nuk do të rritet me 15%, siç ka deklaruar Edi Rama me të madhe dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, por vetëm 10%.

Artikulli paraprakE bija e Ylli Hilës…..
Artikulli tjetërPas Tires, tjetër skandal! Pacienti humb jetën nga Covid-19, i grabiteten paratë nga portofoli në spital