E bija e Ylli Hilës…..

Nga Elona CASLLI

E bija e Ylli Hilës, luftën e klasave do rilindësh në vitin 2021?!

Je grua dhe po ta kursej edhe foton edhe emrin në publik, por meqënëse na qenke shqetësuar për tët vëlla, po të sqaroj ty dhe të ngjashmit e tu për herë të fundit publikisht.
E bija Ylli Hilës, postkomunizmi solli gjënë e parë – lirinë e fjalës. Dhe falë kësaj lirie, unë po të përgjigjem publikisht.

Ta marrim shtruar e bija Ylli Hilës.

Yt vëlla na paska të drejtën të quajë “idiot” këdo që nuk i bindet diktaturës sanitare të kryeministrit të vendit. Yt vëlla na paska të drejtë të quajë ” idiote” këdo që kërkon llogari për darkën në Dubai të Rilindasve duke paraqitur kërkesën bazike: Ku është ftesa nga kompania në fjalë dhe ku është dokumenti që vërteton rezervimin e biletave dhe të hotelit?!

Tani e bija e Ylli Hilës, duke qenë se yt vëlla bashkë me shokun Mero Baze, nuk gjejnë në biografinë time fakte të tilla si – Vend pune të dhënë nga partia, rrogë në ujësjellës të dhënë nga partia, foto duke bërë fushatën e partisë, projekt të dhënë nga partia, do sajojnë një situatë artificiale, sipas së cilës yt vëlla duhet të viktimizohet dhe të shfaqet para udhëheqësit dhe publikut sikur po i kërcënohet jeta.

Me pak fjalë, duhet të prodhohet një personazh që po vë në lojë jetën për Partinë dhe ky personazh duhet të jetë yt vëlla.

E bija e Ylli Hilës, nga rrëfimet familjare duhet ta dish mirë si kryhen torturat, vrasjet apo hedhjet nga Dritarja.

Askush nuk paralajmëron askënd. E kryen aktin dhe kaq, ndaj rri e qetë se i kam premtuar Xhaxhi Edit se nuk e hedh nga dritarja Xhaxhi Dritanin, ama i qëndroj idesë se “”Dritarja” si portal duhet hedhur nga dritarja, sepse nuk informon publikun por e keqinformon këtë të fundit.

E bija e Ylli Hilës, ti dhe të ngjashmit e tu, duhet të kuptoni se nuk mund të merrni përsipër të lakoni një emër të përveçëm dhe të mos përballeni me asnjë pasojë, pasi qëllon që pas atij emrit të përveçëm të ketë mund dhe përkushtim të përditshëm në emër të dinjitetit njerëzor.

Nëse ngatërroni kohët, ju rikujtoj faktin se jemi në vitin 2021 dhe jo në vitin 1967, ku ju të Partisë mund të thonit dhe të bënit gjithçka dhe askush nuk mund të bënte asgjë, pasi ishit me biografi të mirë.

Nëse unë bëra rezistencë e bija e Ylli Hilës, e bëra për t’i dhënë një mesazh tët vëllai dhe të ngjashmëve të tij, që nuk tkurrem, pasi në këtë vend portalet apo gazetat, përdoren si mjet për të mbytyr zërin e individëve të caktuar.

Yt vëlla portalin e tij ta vërë në funksion të propagandës së partisë se nuk di të bëjë gjë tjetër, por kur të përmendë emra të përveçëm ta pyesë veten mirë, se do përballet në vetë të parë me emrin që ka përmendur.

Dhe në këtë përballje unë nuk bëra gjë tjetër veçse ekspozova mendimet e “””çmuara””” të tët vëllai, të cilat tregojnë qartazi përmbajtjen, rëndesën dhe funksionin e tij në shoqërinë shqiptare, i cili kulmon me thënien- Konica, Fishta dhe At Zef Pllumi pinin shëllirë që i kritikonin aq shumë shqiptarët.

Nëse do kishit heshtur e bija e Ylli Hilës, do kishit bërë mirë.

Post Scriptum- Me luftën e klasave që dëshmoni në koment, nuk bëni gjë tjetër veçse më kujtoni shprehjen që thuhet shpesh në Shkodër- Nëse do të kish qenë ndryshe, do kish turpëruar babanë.

140666374 1129326150871261 3945252758114900355 n

Artikulli paraprakPse Rama nuk bën transparencë?/ Lubonja: Ka dyshime për vaksinat që po vjijnë në Shqipëri, Prokuroria të hetojë
Artikulli tjetërRama mashtron mësuesit, kreu i Sindikatës: Nuk ka rritje page, por vetëm propagandë!