Rama, ligj për të mbyllur portalet opozitare me qeverinë

Sulmi i Kryeministrit ndaj portaleve i paraprin ligjit për mediat online që është rikthyer në tryezën e punës së qeverisë. Ligji i amenduar “Për tregtinë elektronike” u është dërguar disa ministrive për mendim nga dikasteri që drejtohet nga Milena Harito. Mësohet se drafti është i njëjti me atë që u pezullua 6 muaj më parë për shkak të kundërshtisë që hasi në publik. Tashmë që shumë portale i kanë dalë mesa duket nga kontrolli Kryeministrit, kufizimet me ligj janë e vetmja mënyrë për t’u mbyllur gojën pak muaj para zgjedhjeve. Burime të sigurta thanë se ligji ka mbërritur për mendim në disa ministri, të cilat pritet t’i kthejë përgjigje zyrtare Ministrisë së Teknologjisë së Infomacionit gjatë këtij muaji. Drafti në thelb mbetet i njëjti, me disa ndryshime të vogla teknike, thanë burimet. Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook akuzoi portalet dhe analistët se po hedhin baltë, “janë kthyer në parti të çartur”, tha ai, që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Në fund Rama paralajmëroi se këtyre po u vjen fundi. Çdo lajm që shkruhet kundër qeverisë do të censurohet duke u fshirë. Por nga ana tjetër, të njëjtën gjë do të pësojnë edhe reagimet dhe opinionet e komentuesve online. Pra, nëse komentues të ndryshëm do të shprehin një shqetësim të tyre në lidhje me qeverinë apo lajmin e përcjellë kundër qeverisë ku komentuesit shprehen mbështetës, reagimet do të fshihen. Ky ligj është rifillim i ligjit për shpifjen që kërkonte të bënte Rama nëpërmjet të cilës “kriminalizohej” çdo denoncim i rasteve të korrupsionit qeveritar. Që të kuptojmë natyrën e këtij ligji, duhet të kuptojmë rolin e portaleve në Shqipëri. Me anë të një ligji të ri, 6 muaj më parë qeveria synoi censurimin e portaleve online, ku të gjitha shkrimet që do të sulmonin qeverinë apo Kryeministrin në lajmet që publikojnë do të fshihen automatikisht. Sipas ligjit, një portal online do të quhej si një biznes online, për të cilin masat e sigurisë do të ishin të ngjashme si të përdorësh një kartë krediti në internet, ku masat e sigurisë dhe kundër mashtrimit janë të larta. Ndryshimet ligjore do ta bënin edhe më të vështirë dhe shumë të ndëshkueshme një fyerje apo koment online. Kjo në të vërtetë do të thotë censurë ndaj të gjitha portaleve që denoncojnë skandalet dhe aferat e qeverisë. Ligji detyronte portalet të krijojnë një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportojnë këto ankesa personale për fyerje ndaj tyre. Portalet më pas do të jenë të detyruara t’i raportojnë këto në organet e posaçme ligjzbatuese. “Brenda 48 orësh duhet të çaktivizojë përmbajtjen e deklaruar të tillë, pasi verifikon elementet që përcaktohen në ligj, derisa autoriteti përkatës të shprehet”, nënvizon Harito. Portalet tashmë nuk mund të jenë mall pa zot. Ashtu si çdo biznes që ka adresën e tij, edhe portalet detyrohen tashmë të kenë një të tillë. Ndryshimet ligjore parashikojnë gjobitje të rënda për portalet, të cilat do ta kenë të ndaluar edhe me ligj që të jenë të papërgjegjshme për lajmet që botojnë. “Ka masa administrative për portalet që nuk do të zbatojnë detyrimet që sjell ligji”, deklaronte Harito. Masa administrative do të ishin natyrisht më të ashpra se gjobat. Gjithashtu ligji i ri parashikon qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar. Nga ana tjetër, ndryshimet në ligj parashikonin vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme. Ligji i ri gjithashtu synonte vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë çaktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj., nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil.

Berisha: Të ngrihemi në mbrojtje të fjalës së lirë

Edvin Kristaq Rama po përgatit ligjin e censurës! Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i krimit të organizuar, njeriu që ka shndërruar qeverinë e vendit në një organizatë të vërtetë kriminale dhe Shqipërinë, vendin anëtar të NATO-s e ka shndërruar në Kanabistan, po përgatit gijotinën për fjalën e lirë! Ai, si armik i fjalës së lirë, bir dhe nip i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, terrorizon dhe dhunon me dosje tatimore pronarët e mediave të shkruara e mediave të tjera dhe u dikton atyre në një shkallë të lartë, politikat e lajmeve, por edhe botuese në tërësi!
Po si armik i fjalës së lirë, ai ka ndërmarrë një fushatë të egër të pashembullt sulmesh ndaj portaleve, drejtuesve të tyre dhe rrjeteve sociale, si dhe analistëve që nuk i kontrollon dot!
Pikërisht për bllokimin dhe eliminimin e tyre ai po përgatitet të sjellë në Parlament ligjin e gijotinës të portaleve dhe mediave online!
U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, mediave dhe të gjithë atyre që kanë jetike lirinë e fjalës, të ngrihemi në mbrojtje të shpirtit të vërtetë të lirisë, që është fjala e lirë, nën moton: “të flakim, të flakim, të flakim xhelatin e lirisë së fjalës”!

Artikulli paraprakKush janë fajtorët?
Artikulli tjetërSkema e Beqes për t’i dhënë miliona klientëve farmaceutikë, çmimi i barnave rritje me 2.4%