Rama kepqërdor bibat e KQZ-së kundër ‘Libra’

KQZ ka bllokuar regjistrimin e LIBRA-s si një subjekt politik në zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi është konsideruar i paprecedentë dhe nën diktatin direkt të Ramës. Juristët thonë se vendimi i KQZ nuk ka asnjë bazë ligjore, duke e bërë të qartë se kemi të bëjmë vetëm me një hakmarrje politike të Ramës.
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar në rrjetin social Facebook, në lidhje me vendimin e KQZ, e cila synon të bllokojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme. Blushi në reagimin e tij thotë se, ky është një urdhër direkt i Edi Ramës dhe nuk ka lidhje siç ironizon ai me “bibat” e KQZ. “Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor, një parti, e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të regjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra, jo 18 qershori, por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA-n. Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ, por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do të shkojë në zgjedhje me çdo kusht dhe me çdo çmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!”, shprehet kreu i LIBRA-s Blushi.

Artikulli paraprakBE heton Romanën, 11 pyetjet e Komisionit në PE që e rëndojnë
Artikulli tjetërfaqja e pare