“Rama ik”! Shpërthen stadiumi në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, Tirona fiton 2-1

Nuk ndalet revolta qytetare duke kthyer edhe tribunat e stadiumeve në arena të protestës kundër regjimit. Kjo ka ndodhur edhe sonte gjatë derbit mes Tiranës dhe Partizanit.

“Rama ik” është kthyer në një refren në stadiumet shqiptare. Ndodhi në inaugurimin e “Air Albania Stadium” në sfidën Shqipëri-Francë, ndërkohë që më pas e njëjta gjë u përsërit edhe në një ndeshje të Skënderbeut në Korçë.

Sonte në derbi, në pushimin e pjesës së parë, thirrjet “Rama ik” ishin sërish prezente. Gjithashtu edhe Erjon Braçe ka qenë shënjestër e tifozëve të Tiranës, që shpesh herë e shigjetojnë zëvendëskryeministrin në stadium

Ndeshja nuk I ka shpwtuar as aktualitetit tw vwshtirw me tw cilwn po pwrballen mijwra familje qw u goditwn nga twrmeti.

Pas banderolës që Partizani shpalosi në fillim të ndeshjes për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ishin dhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesë së dytë shpalosën banderolën e tyre.

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, shkruhet në baderolën e tifozëve bardheblu.

Edhe këtë herë ka pasur duartrokitje nga tifozët e Partizanit, ashtu siç bënë dhe ata të Tiranës. Këto janë raste që rivaliteti shuhet dhe tifozët bëhen një në shenjë solidariteti.

Kronika e ndeshjes PARTIZANI – TIRANA 1-2
Bardhi 10′ / Batha 8′

’90 Kobina shenon golin e fitores pas nje kundersulmi te Tiranes qe e gjeti mbrojtjen e Partizanit te papergatitur. E gjithe tribuna e tifozeve te Tiranes ne delir.

83′ E pabesueshme çfarë humbet Bardhi në afërsi të vijës fatale. Pas harkimit të Bitrit, sulmuesi ka bërë më të vështirën duke e nxjerrë topin me kokë jashtë kuadratit!

80′ Ndëshkohet edhe Melo me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës!

76′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet nga fusha Hyseni, vendin e tij e zë Esin Hakaj.

75′ Celhaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

74′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Hoxhës, pas një karamboli, topi devijohet nga Trashi dhe shkon ngjitur me shtyllën. Tjetër goditje nga këndi!

73′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës, shtylla e majtë pingule i mohon golin bardhebluve, pas gjuajtjes së Kobina.

67′ Dy zëvendësime. Egbo largon nga fusha Halilin vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që te Partizani largohet Idrizaj, në lojë sulmuesi Braun.

66′ Goditje dënimi për Tiranën, kroson Batha, por topi largohet nga futbollistët e Partizanit.

63′ Goditje këndi për Tiranën, vendimtarje ndërhyrja e Alban Hoxhës që largon rrezikun, teksa topi po shkonte drejt Ngosë.

58′ Momente tensioni në derbi, Majkëll Ngo përplaset me Lorenc Trashin! Gjyqtari Enea Jorgji i ndëshkon me karton të verdhë!

57′ Romero ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

55′ Tjetër rrezik në portën e Likës, Hyseni lëshon një gjuajtje drejt portës, por ndalet nga gardiani bardheblu, i cili largon rrezikun në këndore.

50′ Torasa depërton bukur, provon të kombinojë me Ngonë, por nuk merret vesh me sulmuesin bardheblu.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Solomon, vendin e tij e zë Çinari.

DEKLARATAT NË FUNDIN E PJESËS SË PARË:
Trashi: Çështje e vërteta Tirana po na vë shumë në vështirësi, nuk po dalim në lojën tonë.
Hoxhallari: Të kemi më shumë përqendrim në mbrojtje. Lojën e kemi në kontroll dhe duhet të kemi kurajo.

Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Tjetër mundësi shënimi për Partizanin, me anë të Melos, i cili gjuan me kokë brenda zonës, pas harkimit të Idrizajt, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

43′ Mundësi ideale për Partizanin për të përmbysur rezultatin. Romero provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit të Likës.

38′ Trashi harkon një top të rrezikshë nga goditja e dënimit, por kontrollon gjithçka Ilion Lika.
37′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bardhit.

36’ Boldor i pakalueshëm në një kundërsulm të Tiranës, duke ndalur si Kobina, ashtu edhe Bathën që po shkonin drejt portës së të kuqve. Futbollisti bardheblu e tepron me mbajtjen e topit. Irritohet trajneri Egbo.

31′ Pranë golit të dytë Partizani me Melon, i cili provon me një gjuajtje drejt portës, por ndalet nga portieri Lika, më pas largohet nga Vangjeli në goditje këndi.

25′ Epërsi e lehtë e Tiranës për sa i përket zotërimit të topit, bardheblutë avancojnë përpara në kërkim të golit.

24’ Partizani përgjigjet me një aksion me kombinime të Melos dhe Trashit, me këtë të fundit që mundohet të harkojë në zonë, por ndalet në pozicion jashtë loje në momentin vendimtar.

22′ Doka kroson në zonë, për Halilin, por ky i fundit nuk godet siç duhet me kokë!

21′ E para goditje nga këndi në këtë derbi ëshhtë për Partizanin.

16′ Ndizet sfida, Hoxhallari provon me një gjuajtje nga distanca, por kontrollon gjithçka portieri Alban Hoxha.

13’ Sfida sheh skuadrat të sulmojnë furishëm në këto minuta me lojën që zhvendoset nga njëra zonë në tjetrën. Spektakël në derbi.

10′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Derbi i çmendur. Zgjat vetëm 2 minuta festa e bardhebluve. Bardhi gjen rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën. Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje të Solomon. Gabojnë gjyqtarët!

8′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida. Batha kalon në avantazh bardheblutë! Pas një asist të Torasës, mesfushori bardheblu nuk fal me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës!

tir

Artikulli paraprakHistoria e familjes që nga harresa e bashkisë Tiranë, po jeton në mes të ftohtit në barakë me dërrasa (Video)
Artikulli tjetërIsh-deputetja publikon videon: Paaftësi, dështim dhe neglizhencë kriminale!