“Rama ik” edhe në ndeshjen e Partizani-Bylis, policia heq me forcë banderolat në stadium (Foto)

Pas ndeshjes së djeshme Tirana-Kukësi edhe në sfidën e sotme të luajtur po në “Air Albania”, Partizani-Bylis, e mbyllur në barazim 2-2, nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeminsitrit Edi Rama.

“Rama ik” është kthyer në kryefjalën e stadiumeve në vend pasi një gjest I tillë, shenjë e revoltës qytetare, është përsëritur disa herë në disa qytete të vendit.

Nuk mungojnë as banderolat kundër qeverisë dhe keqqeverisjes. Përgjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Bylysit e luajtur në ‘Air Albania Stadium’ tifozët shpalosën një banderolë të madhe në mbështetje të naftëtarëve të cilët janë futur në grevë për shkak të mungesës së rrogës dhe kushteve të punës.

Por këtë herë forcat e sigurisë nuk kanë lejuar të qendrojë gjatë banderola, ndërsa kanë hyrë dhe e kanë hequr me forcë atë.

2 9

1 13

 

 

Artikulli paraprakMotrat mjeke: Në Shqipëri nuk gjenim punë, rroga e parë në Gjermani…
Artikulli tjetërReagimi i fortë i ish-deputetes ndaj Ramës