Rama i mbush brekët, rrethon kryeministrinë me policë nga frika e studentëve

Edhe pse është parashikuar që protesta e studentëve sot të mbahet përpara ministrisë së Arsimit, te kryeministria janë marrë të gjitha masat.
Në ambientet e jashtme të kryeministrisë ka pasur një numër shumë të madh punonjësish të policisë, ndërsa pas saj janë parë edhe dy autoblinda. Rama është ngujuar në Kryeministri ku pritet të zhvillojë një takim me disa njerëz të kulturës. Burimet bëjnë të ditur se frika e protestës së studentëve e ka detyruar të urdhëroj shtimin e forcave të policisë tek Kryeministria.
Sot është dita e tretë e protestës studentore, kërkesat e të cilëve tashmë janë në tavolinën e Lindita Nikollës.
Kanë qenë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës ata që kanë marshuar përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndërsa disa prej thirrjeve të tyre në drejtim të Ramës kanë qenë: Nuk jemi ngelës, jemi inteligjenca!

47680777 1945367618834546 3709585321097166848 n

Artikulli paraprak“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët nisin marshimin!
Artikulli tjetërKërcënimet e qeverisë nuk i ndalin studentët e Elbasanit, nisnin marshimin drejt Tiranës