Rama i kërkon ndihmë NATO-s për maska, kërkon edhe 500 dollapë!

Shqipëria prej gati një muaj është duke u përballur me koronavirusin, i cili ka shkaktuar viktima dhe dëme të rënda në ekonomi.

Pas situatës së krijuar, mësohet se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.

Në kërkesën e dërguar para 12 ditëve ndodhen kërkesat e plota duke filluar nga pajisjet mjekësore deri tek ventilatorët. Në Dukemtn thuhet ndër të tjera; “Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”.

Lista e pajisjeve të kërkuara per bluzat e bardha dhe spitalet përfshin:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë.

Artikulli paraprak“Do nisim testimin e ri për COVID-19, individët me imunitet të fortë do i rikthehen jetës normale”
Artikulli tjetërBerisha: Republika e Surrelit zëvendëson direktiven e OBSH: Testim, testim, testim me kufizim, kufizim, kufizim!