Rama është bërë miliarder nga pastrami i parave, qytetarët e ndershëm rrënohen e mjerohen

Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli për një situatë ulëritëse, pasi në vend po bëhet një pastrim i madh parash nga Rama. Këto akuza ai i lidhi me emrin e kreut të qeverisë, Edi Rama.
“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”, tha Vasili.
Prandaj ai ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.
“Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”, tha ai.

vasili

Artikulli paraprakPërzierja që ndihmon largimin e toksinave nga trupi
Artikulli tjetërStudentët: Nëse nuk shfuqizohet ligji për Arsimin do nisim grevë urie!