Rama e pranon për mediat italiane: Po më rrëzojnë fuqitë e huaja

Në versionin e tij të lëshuesit të batutave, Rama gjen gjithmonë armiq imagjinarë që dikur quheshin revizionistë, imperialistë dhe social-imperialistë, që po përpiqen tashmë në kohë tjetër ta rrëzojnë nga pushteti.
Këtë ka lënë të kuptohet edhe sot në një intervistë për të përditshmen italiane “Libero”, ku ka folur se pas protestave të fundit fshihen sipas tij “aksione të fuqive të huaja”
“Dua të çoj vendin tim në Europë, jo aq për ekonominë se sa për politikën e jashtme. Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja. Në Shqipëri kemi nevojë për institucione të forta e të integruara në BE, për të ndjekur modernizimin e luftuar korrupsionin që ende është i lartë.”
Deklarata e Ramës dhënë për “Libero do habiste vetëm nëse nuk ndjek dialektikën e diktatorit venezuelian Nicolas Maduro, i cili ashtu si kolegu i tij në Ballkan, flet për suksese, për imperialistë, për mundësinë që ka vendi për të çarë bllokadën dhe për suksese në ekonomi.
Rama është shprehur se ekonomia e vendit rritet me 4 % dhe se ka zbuluar që kur taksat janë të ulëta, evazioni është në minimum e arka e shteti mbushet.
Po kështu Rama heq edhe një paralele midis vetes dhe Duçes.
“Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të tërhequr mbi “malin Aventino” siç thoni ju italianët shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja ” tha Rama.
Duke marrë rolin e liderit suprem botëror, Rama nuk ka harruar ti japë edhe mend Evropës, duke i tërhequr veshin.
“Europa po sillet në mënyrë hipokrite ndaj emigrantëve e se populistët italianë kanë motivet e tyre për t’u ankuar. Mendoj se BE duhet t’i jap fund sjelljes së saj hipokrite e se është e papranuehsme që BE akuzon Italinë për xenofobi e më pas e braktis në çështjen e emigrantëve” thotë Rama.

Artikulli paraprakNga sot Rudina Hajdari nuk përfaqëson PD, s’është anëtare, Azemi, simbol i PD
Artikulli tjetërTerrori policor ndaj fëmijëve e grave, Berisha: Kreu i meduzës lau duart pas barbarisë!