Racizmi i Ramës ndaj banorëve të Pogradecit dhe Mokrës

Nga Klevis Balliu

Të nderuar kolegë deputetë. Si politikan i ri do të kisha dashur që karriera ime politike dhe parlamentare të fillonte në një parlament të dale nga vota e lire dhe jo nga vota e blerë, fenomen me te cilin u perplas çdo deputet i opozites ne fushatë. Me shpresën tek shqiptaret qe na degjojne dhe na peshojnë, ja vlen te shpreh ketu mendimet e mia rreth përpjekjeve te kryeministrit per te na hedhur hi syve me një fletëpalosje si program qeverisës.
Ne radhë te pare dua tju them se nuk ka gjasa qe votuesit e mi ne Pogradec, por edhe ata votues socialistë te shohin ndonjë hajër nga këto qe flet Kryeministri. Eshte shume e dhimbshme qe Pogradeci dhe Mokra, nje furnizues historikisht me vota socialiste, pas 13 vitesh në pushtet, iu la bashkia me nje borxh monstruoz prej 5 milion eurosh, qe sot Rama ja kerkon bashkisë që drejtohet prej demokratëve, prej vetëm dy vitesh. Nderkaq, kryebashkiaku 13-vjeçar socialist, qe perfundoi ne dyert e prokurorisë për korrupsion, u instalua prej kryeministrit Rama në ministrinë e pushtetit lokal. Pra, kryeministër, legalizove stilin e hajduterise per bashkine, por nuk e ben dot strucin, sepse qytetaret inteligjentë dhe te mrekullueshem te Pogradecit, socialistë e demokratë, i kanë shpallur ish-kryebashkiakun dhe kryeministrin Rama, ortakë në fajësinë ndaj qytetit.
Ne vijim te ketyre qendrimeve dhe te kësaj historie dramatike ne jetët e pogradecarëve, mund të them se bashkia eshte sot po aq e diskriminuar sa ç’eshtë Kerçova apo Kumanova në Maqedoni, te cilave pushteti sllav nuk u jep asnje qindarkë, sepse nuk i ka te tijat, as tokat e as popullin. Kryeministri Rama ka vendosur nje rekord te ri racizmi, pasi ne keto dy vjet qe bashkinë e Pogradecit e ka Partia Demokratike, ai ka zbatuar te njëjtën skemë apatride, sepse demokratet nuk i quan shqiptarë. Qeveria “Rama 1” i ka dhenë Pogradecit shuma qesharake parash, qe krahasuar me bashkitë socialiste rretheqark jane nje mjerim i vertetë financiar. Me kete background, qeveria “Rama 1” mbetet themeli i konceptit te “Rama 2”-it, persa i perket ketij aspekti. Qendrimet e kësaj qeverie, edhe sot e kanë te klasifikuar Mokren zone fushore, domethenë kur je mbi 1300 metra mbi nivelin e detit duhet ta konsiderosh veten sikur te jesh ne Lushnje. Qe nga ky çast, terë ata njerez jane te lidhur përfundimisht pas varferisë.
Qyteti Pogradecit, me nje potencial turistik kombetar te rendesishem dhe specifik, as nuk eshte çuar ndermend nga qeveria dhe as nuk shoh ndonje hapësire ne kete fillim qeverises qe te jetë nje lajm i mire per nje zhvillim te ri. Edhe pse ne qytetin e Pogradecit perveç liqenit, kjo pikturë famëmadhe e natyres ka pika ekstremisht te rëndësishme qe do te meritonin vëmendjen e buxhetit te shtetit. Pika te tilla jane varrezat mbi dymijë vjeçare te Selcës qe konsiderohen si Butrinti i Maleve apo pelegrinazhi i famshëm mbarëpopullor në Shenmeren. Te dyja këto presin investimet e qeverise. Por qeveria s’ka akoma koncept, njohuri apo informacion per to. Prandaj duhet te themi haptas se ato marifete emërtimesh nga fondi i ndihmes në fondi i riintegrimit jane hartime shkollareske ne nje kohe kur mbi 35 perqind e popullsise se kësaj bashkie diskuton buken e gojes, ka papunësinë më ekstreme dhe thikën ne fyt te qeverise per te berë investime dhe per te menduar per zhvillimin e kësaj bashkie. Vetem krahasoni fondet qeveritare për bashkitë Pogradec-vs-Erseke dhe do ta kuptoni se ç’politike ka qene nga fondet e marra. Mos ta krahasojme pastaj me Korçën.
Për këte arsye, programi i qeverise nuk ka konkretësi, pasi fsheh ça s’ka bërë dhe nuk di çfarë do të bëjë.
Fermeret e Starovës, Velçanit, Slabinjes, te Linit, Çërravës, Trebinjes, e te gjithë fshatrave të tjera të zonës, nuk kane parë nje lek nga kjo qeveri apo nje litër nafte dhe mos të çuditet qeveria, kur nje dite ata banore do t’i ketë para parlamentit me mjetet e tyre bujqësore dhe prodhimet e pashitura. I jap fjalen elektoratit ne Pogradec, se perkunder kësaj politike te zezë, jo s’do te heshtim, por do te ketë nje aksion te pershkallëzuar, derisa edhe Pogradecin ai ta trajtoj si një Prefekturë me vete, duke kerkuar hapësirat e duhura ligjore ne ligjin e Pushtetit Lokal. Ideja e parë që me erdhi kur lexova këte fletëpalosje qeveritare ishte se të jesh Kryeminister ne Shqiperi qenkërka gjëja me e lehtë sepse nuk te duhet as program, as respekt për institucionet, as ekspert, por vetëm ca letra dhe timoni qe kthen vetëm tek shtëpia e kryeministrit.
Si anëtar i komisionit te jashtëm, dua te shpreh indinjaten per heqjen e ministrisë se integrimit dhe perpjekjet e marrëzishme per t’i atashuar ato çështie ne ministrinë e jashtme, jo se ato jan pa lidhje, por une besoj se kryeministri këte e ka berë se eshte i deshtuar ne axhenden e BE, madje po dyshoj se ai nuk e ka fare këtë axhendë, pasi damka e kanabisit nuk do vijë duke rënë, por duke u ngritur. Dhe ai këtu ka realizuar përfundimisht rrezikun qe shqiptarëve t’u vihen vizat përsëri. Te gjitha lajmet per drogen ka nje dukuri themelore qe vijne nga burime te jashtme, botohen ne gazeta te huaja dhe rrezikojnë pafund shtetet qe do te votojne ty per anëtarësinë. Po pse këto shtete, këto kabinete qeveritare do mbyllin syte perpara kësaj hataje ku flitet me ton dhe faktori kriminal shqiptar eshte berë dinosaur nga sasia e pafundme e kësaj droge ne qarkullim.
Po pse kjo ngjarje e stërmadhe tragjike, ky hukubet kombëtar qe quhet kanabis do te fshihet dhe do te harrohet, sado qe te rrish ti Kryeminister. Perkundrazi, shume burime te rëndësishme te huaja te medias, te diplomacisë, thone se tani po ngrihet hetimi ndërkombetar ne nivelin e zbulimit dhe ndëshkimit te fajtorëve qe shpiken Kolumbinë ne mes te Evropes. Djemtë e familjeve shqiptare kane marrë damken e zezë te turpit se i duheshin para për zgjedhjet nje kryeministri. Por cili eshte raporti i ministrisë së jashtme me fenomenin kanabis, me korrektimin e lajmeve në televizione e gazeta, apo me blerjen e heshtjes te ndonje ndërkombetari te korruptuar? Per hir te se vertetes, sado defekte te kenë diplomatet shqiptare, kudo qe jane, ju i keni berë me turp se ne çdo pritje dhe sallon, në Paris, Bruksel a Kopenhagen, ata jane te veshur me kostum kanabisi. E sot ti na del e na thua qe do ta luftosh kanabisin… Kjo eshte njesoj si të thuash qe ISIS-i do te luftojë terrorizmin.
Nga ana tjetër, përshkrimet qe ai jep, për vijen strategjike te politikes se jashtme, lidhjet personale me sjellje të papërgjegjshme me nderkombetaret, si dhe eksperimentet me miqesi e dobësi njerëzorë qe jane te rrezikshme per fatet kombetare. Futja ne loje e Vuçiçit, zëdhënësit te Milloshevicit ne tone komunikimi qe sfidojne dhe arrijne gjurmën kriminale qe ata kane lene ne historine tone kombetare, eshte ne te vertet nje loje me zjarrin.
Kryeministri zuri dje ne goje bashkimin doganor me Kosoven, por ka bërë të kunderten: Dogana e Morines eshte nje turp se eshte bërë sikur funksionon me parametrat e luftes se ftohte midis dy vendeve, kur fare mire çdo gjë zgjidhet me një shkresë, dhe atje te kalohet si ne te gjitha doganat e Shqiperisë, si ato ne Elbasan apo Berat. Tezat strategjike te politikes se jashtme nuk duken se i janë nënshtruar nje analize te vertetë kombëtare, se shteti shqiptar ndodhet përpara një përgjegjësie absolute historike, te interesohet njësoj per shqiptarin e Ulqinit, te Presheves e Bujanocit, te Deçanit e te Sarandes, te Beratit e Gostivarit, siç bëjnë të gjitha shtetet për gjakun e tyre, paçka ku e ka hedhur padrejtësia historike. Por kur kryeministri e ka berë trupen e ambasadorëve rezil, duke i akuzuar për delenxhinj, si do ta ndrisë përsëri me te njëjtin ministër?
Parandjenja ime është se ne raport me integrimin dhe politiken e jashtme, ky Kryeministër do te vendosë rekorde te zeza, sepse po i mbarohet fitili i miqësive majtiste personale dhe korruptive nderkombetare. Për këtë arsye, jam kundër timonit të Ramës sepse ky program nuk ka timon. Prandaj une mendoj se kemi kaluar nga qeveria “Rama 1” në Qeverinë e Surrelit…, por nga Surreli ne Brukel, distanca është shumë e largët.

Artikulli paraprakFadromat e INUK shembin kullën e heroit Prek Cali
Artikulli tjetërSqarimet e Kadaresë për Letrën Enverit dhe “Jashtëqitjen e kombit”