Qytetarët revoltohen me policët e Veliajt, “Shtet plehrash, zagarë”

Një grup qytetarësh janë përplasur dje me Policinë e Bashkisë së Tiranës, pasi këta të fundit kërkonin t’i sekuestronin paketat e cigareve një shitësi ambulant. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, dhe qytetarët që ndërhynë ishin kalimtarë të rastësishëm, të cilët ndërhynë për të parandaluar punonjësit e Policisë Bashkiake. “Shtet kurvash, gjynah o zagarë, mos u merrni bukën e gojës”, kanë qenë disa nga reagimet e qytetarëve, të cilët kanë zbrapsur policët. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të ashpra tek mjaft qytetarë të tjerë, të cilët kanë hedhur fjalë fyese ndaj policëve bashkiakë që kërkojnë t’u heqin bukën e gojës shitësve ambulantë.
Prej ditësh policët e Veliajt janë hedhur në sulm ndaj shitësve ambulantë duke u marrë mallin. Nisma #Thurje publikoi dy ditë më parë në rrjetin social “Facebook” një video ku disa punonjës bashkiakë gjobisin një grua të moshuar, e cila shet paketa cigare në rrugë. Ngjarja në fjalë është regjistruar pranë Parlamentit, në një rrugicë që të çon për në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës.
Nga ajo çka shihet duket qartë dëshpërimi i gruas së moshuar, e cila shpërthen në lot teksa i komunikohet gjoba, madje vë dhe duart në kokë. Fill pas kësaj, bashkëshorti i të moshuarës, bashkë me mallin, është shoqëruar nga dy punonjësit e Bashkisë, ndërsa nuk dihet nëse paketat janë sekuestruar apo jo.
Ja me cilët merren cubat e regjimit të pushtave, nga ana tjetër vjedhin përmes tenderave, koncesioneve, tatimeve dhe doganave gjithçka nga pasuria publike e shqiptarëve.

Artikulli paraprakTropoja e izoluar, 30 ura shemben nga përmbytjet
Artikulli tjetërPartia Agrare: Po manipulohen zgjedhjet në Kolonjë