Qeveria teknike dhe zgjedhjet në tryezën e punës të Pense

Zv.presidenti amerikan, Mike Pense është informuar në zyrën e tij nga këshilltari i Presidentit Donald Trump, Bob McEwen mbi krizën politike në Shqipëri, kapjen e qeverisë nga narkotrafiku dhe krimi i organizuar, kërcënimi që i vjen zgjedhjeve nga paratë e drogës, si dhe kauza e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Takimi i zv.presidentit Pense me këshilltarin Bob McEwen vjen pas vizitës që McEwen zhvilloi një javë më parë në Shqipëri ku shprehu mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për kauzën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira.
Mediat pranë Edi Ramës e quajtën njeri pa peshë Bob McEwen Ish kongresmen për 25 vjet dhe aktualisht drejtuesi i CNP(Keshillit per Politikat Konbëtare) pjestare të bordit të së cilës janë Jim DeMint Presidenti i Heritage Foundation, Jeff Session Prokuror i Pergjithshëm dhe KELLY Ann Këshilltare e Presidentit Trump
Bob McEwen ka qenë pjesë e ekipit të Trump për politikat e jashtme dhe sigurisë. Për merak të kësaj sjellje të papërgjegjshme po postoj një foto te tij me Presidentin Trump dhe stafin. Dje Bob McEwen ka zhvilluar një takim me Zv/Presidentin Mike Pense për ta informuar për zhvillimet në Shqipëri”, shkruan Mediu në facebook.
Jo pa qëllim, këshilltari i Presidentit Trump, e përcolli këtë mesazh nga sheshi i lirisë ku dhe mbajti një fjalim inkurajues për qëndresën e opozitës dhe popullit shqiptar në betejën për zgjedhjet e lira. Pikërisht nga sheshi i lirisë, miku i nderuar amerikan shprehu respektin e thellë për atë çka qytetarët shqiptarë po bëjnë sot. “Kur SHBA-të po luftonin për pavarësinë, kishin një aleat të vetëm në qeverinë e Britanisë së Madhe. Emri i tij ishte Edmund Burke dhe ai tha: Gjithçka duhet, që një tirani të lulëzojë, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Nëse ju nuk bëni qëndresë, kombi juaj do të jetë në rrezik. Ju po bëni atë çka duhet bërë. Fëmijët tuaj do të nderojnë atë që ju po bëni sot. Kombi juaj është në udhëkryq. Të shkojë pas në sundimin e forcës apo të bashkohet tek besimi i qytetarëve”. Bob McEwen u shpreh i sigurtë mbi atë se çfarë do të zgjedhin qytetarët shqiptarë sot. “Ishte më e vështirë herën e parë. Por është e rëndësishme që të bëhet ashtu si duhet këtë herë. Të mbroni demokracinë. Miqtë e Shqipërisë anembanë botës dhe në veçanti në NATO, ju besojnë. Ne i besojmë popullit. Dua t’ju siguroj se qytetarët e Shqipërisë do të jenë në lutjet e mia. Asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrificë. Ju po e bëni qëndresën, bota po ju sheh dhe po brohoret për ju. Ju do të jeni të suksesshëm”. Bob McEwen tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri të lirë dhe të begatë. “Ka vetëm dy mënyra ku mbështetet një qeveri. Njëra është tek sundimi i armëve dhe tjetra është tek besimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Kur një shtet mbështetet tek armët dhe përdorimi i forcës, ai vend jeton në varfëri. Kjo ishte pjesa dërrmuese e historisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, erdhi revolucioni i besimit tek njerëzit. Dhe përparimi që kemi parë ndër vite është rezultat i saj. Kjo duhet të ruhet, të mirëmbahet”. McEwen theksoi se Shqipëria gjatë viteve të demokracisë arriti të zinte vendin e saj mes kombeve të lira, pikërisht prej lirisë. “Pikërisht, sepse aleatët e NATO i besojnë Shqipërisë, ne jemi kaq të shqetësuar për atë çfarë po ndodh sot këtu. Administrata e re në SHBA dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë, qëndrojmë në krahun tuaj sot këtu. Çështja nuk është aspak e komplikuar. Ata, të cilët e duan Shqipërinë në shërbim të të gjithëve janë të bashkuar. Ka vetëm një kundërshtim. Ai lider, i cili refuzon të bashkohet me pjesën tjetër, nuk e vlerëson si duhet rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Në një apel të qartë drejtuar Edi Ramës ai shtoi: “Ne, jemi rreshtuar në krah të qytetarëve që besojnë në demokraci. Është koha që ai të ulet në tavolinë, të bashkohet me pjesën tjetër dhe të besojë tek kjo Shqipëri e re. Shqipërisë që pjesa tjetër e botës e do dhe adhuron”, deklaroi McEwen. Por prania e njeriut të afërt të Trump në sheshin e lirisë nervozoi Ramën, i cili urdhëroi mediat pranë tij që të cilësonin figurën e Bob McEwen si të një profili të ulët. Në një reagim dje, kreu i PR, Fatmir Mediu i cilësoi dashakeqe informacionet e përhapura nga zyra e Ramës përmes mediave pranë tij. Mediu bëri të ditur se pas vizitës në Shqipëri, McEwen ka zhvilluar një takim të posaçëm me zv.presidentin Mike Pense për ta informuar atë mbi Shqipërinë. “Dje Bob McEwen ka zhvilluar një takim me zv.presidentin Mike Pense për ta informuar për zhvillimet në Shqipëri. Mediat pranë Edi Ramës e quajtën njeri pa peshë Bob McEwen, ish-kongresmen për 25 vjet dhe aktualisht drejtuesi i CNP (Këshillit për Politikat Kombëtare) pjesëtarë të bordit të së cilës janë Jim DeMint, presidenti i Heritage Foundation, Jeff Session prokuror i Përgjithshëm dhe Kelly Ann, këshilltare e Presidentit Trump. Bob McEween ka qenë pjesë e ekipit të Trump për politikat e jashtme dhe sigurisë”, shprehet Mediu, ndërsa ka postuar edhe një fotografi të McEwen me Presidentin Trump dhe stafin në një takim zyrtar. McEwen ishte një ndër pesë këshilltarët për politikat e jashtme gjatë fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991, kur shoqëronte sekretarin e Shtetit të kohës, James Baker në vizitën e tij zyrtare.

Artikulli paraprakKomploti është zbuluar, projekt mafioz për vetingun
Artikulli tjetërFaqja e pare