Qeveria të ndërhyjë menjëherë, ndryshe pasojat do të jenë si në Afrikën Qëndrore!

Nga Tritan SHEHU

Italia dje, në përpjekje të gjithanshme përfundoi brenda dy javësh, dyfishimin e posteve të Reanimacionit dhe pajisjen e tyre me respiratorë, të domosdoshëm këto për të shpëtuar shumë jetë nga ndërlikimet e koronavirusit, kur 10% e të infektuarëve kanë nevojë për terapi të tillë intensive.

Ajo instaloi reth 4000 poste te reja me te gjitha sherbimet ndihmëse e nje kosto 1 miliard euro, duke kaluar nga 1 ne 2 shtretër të tillë per 10000 banorë.

Gjermania ka 4 poste për 100 00 banorë dhe megjithate po instalon me urgjencë edhe 10 000 respiratorë të tjerë, gjë që i krijon nje siguri te madhe ne dominimin e komplikacioneve te kesaj epidemie.

Në vendin tonë ne kemi rreth 0,45 për 10 000 banorë, për të mos folur per nivelin e shumë elementeve teknikë dhe nuk ka asnjë përpjekje për shtimin me urgjencë të tyre, ndërkohë që duheshin aktivizuar së paku 200-250 poste Reanimacioni të reja, alarm i dhënë ky që në fillim të shkurtit.

Mjekesia e zhvilluar europiane dallohet nga ajo e vendeve te pa zhvilluara per nivelin e larte teknologjik, kualifikimin e personelit, investimet gjigande, ku nje vend kryesor ze Terapia Intensive, qe qartesisht determinon ne uljen e vdekshmerise.

Zhvillimi i sistemit shendetesor e vecanerisht perballimi i situatave te tilla kerkojne perpjekje, dije e financime reale, duke pasur si model e krahasuar vendin tone me vendet europiane, ndryshe dhe pasojat do te jene si ne Afriken Qendrore!

Artikulli paraprakNdahet nga jeta gazetari i njohur sportiv
Artikulli tjetërCOVID-19: Shqipëria e papërgatitur, shumë shpejt do të zgjedhim kush do mjekohet e kush do vdesë