Qeveria: Taksë progresive mbi të gjitha të ardhurat

 

Qeveria mashtroi me premtimin për uljen e taksave mbi rrogën. Ndonëse gjatë fushatës kishte premtuar se do të ulte nga 23 për qind në 18 për qind normën e lartë të taksës mbi pagën, ministri i Financave, Arben Ahmetaj pranoi se kjo nuk do të bëhet. “Nuk do të ketë asnjë ndryshim të taksës mbi të ardhurat”, u shpreh Ahmetaj në Komisionin parlamentar të Ekonomisë i pyetur nga deputeti socialist Anastas Angjeli.
Por qeveria jo vetëm që nuk do të mbajë premtimin për të ulur taksën mbi rrogat, por do t’i rrisë ato. Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri, i cili fut të gjithë llojet e të ardhurave në taksim progresiv. “Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë për periudhën tatimore dhe mbi të do të zbatohet taksa progresive”, deklaroi Ahmetaj.
Aktualisht, Shqipëria takson në mënyrë progresive vetëm taksa mbi pagën. Me lëvizjen e re të paralajmëruar nga Ahmetaj, edhe të ardhurat nga qiratë, ato nga të drejtat e autorit apo çdo lloj tjetër e ardhure do të taksohen në mënyrë progresive. Kjo lëvizje rrit ndjeshëm taksat mbi qytetarët, pasi nëse aktualisht të ardhurat nga qiraja dhe burimet e tjera taksohen me 15 për qind, me hyrjen në fuqi të skemës së re ato do të taksohen me 23 për qind, nëse tejkalojnë nivelin 130 mijë lekë në muaj

Artikulli paraprakEuro në nivelin më të ulët prej fillimit të shtatorit
Artikulli tjetërWWF: Vendimi i Gjykatës për HEC-et kërcënim për biodiversitetin në Valbonë