Koncesion 74 miliardë lekë/ Qeveria grabit edhe në 31 dhjetor, reagon ish-ministri: Këta hajdutë s’kanë as cipë as turp!

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, njëkohësisht ish-ministër i Shendetësisë, denoncon vjedhjet e qeverisë edhe më datën 31 dhjetor. Ai i referohet koncesionit më të fundit prej 74 miliardë lekësh, të firmosur për TEC-in e Vlorës. Sipas vasalit, “Këta hajdutë s’kanë as cipë as turp as limit.
Vetëm përzënia e tyre mund ta shpëtojë këtë vend nga ky kryehajdut në krye të qeverisë dhe hajdutët çirakë që i ka përqark”.
Denoncimi i plotë i Petrit Vasilit
Uji fle, ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!!
E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.
Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.
Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.
Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro.
Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit.
Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark.
Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur.

auto dm1546534382

Artikulli paraprakBasha publikon disa prej ngjarjeve kryesore të aksionit politik të opozitës gjatë vitit 2018
Artikulli tjetërSkandali/ “Çorap qeverisje, njeri gozhdës e tjetri patkoit”: 3 vendime të ndryshme për të njëjtin vend