Qeveria po diskriminon personat me aftësi të kufizuar

Ndrekë Ismailaj, kreu i Shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjikë, ka lëshuar akuza të forta në drejtim qeverisë lidhur me gjendjen në të cilat ndodhet prej vitesh kjo kategori, ku shteti nuk ka bërë të mundur as pajisjen e tyre me karroca. Ismailaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të qeverisë në Komisionin e Shëndetësisë, ka kërkuar që shteti të mos i mashtrojë më me premtime si dhe t’u kthejë detyrimet e prapambetura, duke bërë dhe një apel të fortë: “Më lini të jetoj vitet që me kanë mbetur”. Ndrekë Ismailaj: “Qeveria shqiptare nuk hap asnjë fond megjithëse e ka të sanksionuar me ligj, VKM, për të pajisur Para e Tetraplegjikët me mjete ndihmëse lëvizëse dhe prej 18 vitesh, unë akoma nuk kam marrë një karrocë, por jemi bërë si lypësit nëpër kisha e xhamia, apo donatorë të ndryshëm. Mos na mashtroni me këtë fond social, se na keni nxirë jetën. Është që në 2002 që flitet për këtë fond social dhe nuk është bërë kurrë e nuk ka për t’u bërë kurrë. Mos mashtroni. E keni të shkruar në ligj, nëse një person del paraplegjik i përshtatet banesa ju nuk merreni fare me të. Mos shikoni i majtë apo i djathtë. Jam paraplegjik, në karrocë. Më ka ndodhur një fatkeqësi në moshën më të bukur të jetës time, sapo kisha nisur jetën. S’po më lini të jetoj dhe 10-15 vitet që më kanë mbetur”.

Artikulli paraprakKadiu: Projekti 1 mld euro i qeverisë, verifikim burimit të parave
Artikulli tjetërTenderi sekret për arkivën e MPJ, KLSH: U paracaktua fituesi