Qeveria përdhosi me narko-polici tempullin e dijes, studentët vazhdojnë qëndresën brenda fakulteteve

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas përpjekjes së policisë që pas mesnates u mundua për të nxjerrë studentet nga ngujimi në fakultetin e drejtësisë. Gent Strazimiri shkoi në vendngjarje bashkë me deputetët e tjerë të PD, Albana Vokshi, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi.
Ragimi i plotë i Strazimirit:
Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e “së drejtës”, të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për “vetting” !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç’thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR “PËRDITSHMËRINË” PAS PËRDHOSJES!
P. S. Ndryshe nga ç’raportojnë mediat e regjimit, studentët vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!

auto policia 31547194464

Artikulli paraprakDhunë dhe terror mbi studentët, Rama dërgon policinë në mes të natës në Fakultetin ku ishin gujuar studentët
Artikulli tjetërBerisha akuzon Ramën për dhunimin e studentëve nga banditë të veshur me uniformë