Qeveria nuk parashikon asnjë qindarkë për rritjen reale të pagave dhe pensioneve

Xhelal MZIU

Pagat dhe pensionet do të rriten më pak se inflacioni ose rritja e çmimeve, madje dhe kjo rritje simbolike, parashikohet të hyjë në fuqi për gjysmën e dytë të vitit 2022, ndonëse rritja e taksave dhe e tatimeve fillon më 1 janar 2022!

Qeveria nuk parashikon asnjë qindarkë për rritjen reale të pagave dhe pensioneve për vitin 2022, por thjeshtë indeksimin e pagave dhe pensioneve me normën e inflacionit, duke parashikuar një fond vetëm prej 21 milionë euro!

Për festën e fundvitit 2021, nuk parashikohet “bonusi i pensionistëve”, sepse nuk ka (zgjedhje në 2022), por do të jepet vetëm për festën e fundvitit të 2022 (se ka zgjedhje në 2023)!

Ish të përndjekurit politikë vazhdojnë që të jenë të harruarit e kësaj qeverie!

Për vitin 2022 do të alokohen vetëm 8.1 milionë euro, për shtresën e të përndjekurve politikë, sa viti 2021!

Me këto ritme do të duhen mbi 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të per vuajtur!

Artikulli paraprakKQZ: Bashkia Tiranë shkeli Kodin Zgjedhor, Veliaj përdori asetet publike për fushatën e PS-së
Artikulli tjetërGjysmë milioni dollarë falso hidhen në qarkullim