Qeveria në panik, zëvendësi i Ramës imiton shefin, ja si fyen dhe kërcënon gazetaren

Në fund të seancës së djeshme parlamentare, zëvendës/kryeministri Erjon Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, ka kërcënuar edhe vetë gazetarët.
Siç duket Braçes nuk i kanë pëlqyer pyetjet dhe jep përgjigje arrogante, intimiduese dhe tallëse për një gazetare grua, që si gjithë kolegët ka qëndruar për orë të tera mes gazit lotsjellës dhe gurëve të protestës.
I pyetur në lidhje me vendimet e parlamentit, kur jashtë po ndodhte protesta, zv/kryeministri Erion Braçe kërcënon dhe vendos edhe rojet e tij për të larguar gazetaren.
Për të shmangur pyetjet e gazetares së News24 Klodiana Lala, Braçe i dha një përgjigje fyese duke i thënë se e ka mendjen tek ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gazetarja i kerkoi shpjegime për deklaratën e tij, por Braçe përshkallezoi qendrimin arrogant, duke iu kërkuar truprojave ta largonin. Sjellja e tij bëhet edhe më e rëndë, pasi gazetarja ishte duke bërë punën e saj.

bracee

Artikulli paraprakKryemadhi: Nuk do të ketë asnjë hap pas, gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Cunami që kyçi dje Ramën në bunkerin e vetmisë