Qeveria ka rënë, zv.ministri: Më lanë vetëm pultin e televizorit, kishin marrë edhe letrën higjenike

Zv/ ministri i Arsimit, Taulant Muka i ftuar në studion e “Ora Neës” ka zbuluar prapaskenat e dorëheqjes së tij. Muka tha se ka gjetur një zyrë bosh në Ministrinë e Arsimit dhe pa ujë madje edhe kafet për personat që i vinin në zyrë duhet t’i blinte me rrogën e tij. Ndër të tjera ai tha se nuk është ndierë si në shtëpinë e tij dhe kjo është një nga arsyet e dorëheqjes.
“Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë.
Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë. Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme. Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale. Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time”, u shpreh ai.
Taulant Muka, studenti i ekselencës që pranoi postin e zv/ministrit të Arsimit u shndërrua në një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale për faktin që zëvendësoi Ervin Demon, paraardhësin e tij të cilin e akuzoi për plagjiaturë. Por sot aventura e tij brenda institucionit të Ministrisë së Arsimit si reformator nuk zgjati më shumë se dy javë dhe shumë shpejt në media u përhap lajmi i dorëzimit të dorëheqjes kryeministrit Edi Rama.

“Per arsye etike, morale dhe profesionale, dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet në letrën e dorëheqjes, drejtuar Ramës.
Taulant Muka zv/ministri i Arsimit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqjen ai ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikollës. Duhet të themi se ai u emërua në këtë post nga kryeministri Edi Rama dy javë më parë.
“I nderuar z. Kryeministër, për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”, kështu është shprehur Muka në shkresën që i ka dërguar Ramës.
Muka mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka e akuzoi Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.
Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë.
Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
Teksa dha dorëheqjen Demo u shpreh se sulmet ndaj tij ishin politike. “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakEkspertët Stefa dhe Nazarko: Qeveria dyfishoi koston e ndërtimit të Unaza e Re, duhet projekt i ri
Artikulli tjetërBasha: Spastrim etnik me Unazën e Re, njëlloj si serbët ndaj kosovarëve