Qeveria bllokon portalet e informimit

Rama bllokon portalet e informimit që kritikojnë qeverinë. Ish-Kryeministri Berisha, në një postim në Facebook shkruan se, Edi Rama me kushërirën Koleka sulmojnë dhe bllokojnë një seri portalesh të njohura për transparencën që bëjnë!
“Të dashur miq, pas vërshimit të lajmeve dhe dokumenteve që faktojnë lidhjet direkte të Edvin Shullazit, Saje qorrit, ministrave të tjerë me Milin e Partisë, janë ndërmarrë sulme nga zyrat e mbrojtjes kibernetike të qeverisë ndaj serverave të një seri portalesh që Rama i ka me rreth të kuq. Ky sulm është një akt i shëmtuar që të rikujton sulme të regjimeve totalitare të Koresë së Veriut dhe diktaturave të tjera ndaj internetit dhe rrjeteve sociale”, shkruan Berisha.
Më tej, Berisha u bën thirrje mediave që të solidarizohen me portalet e informimit që censurohen nga Rama për të bojkotuar çdo veprimtari qeveritare. “Ju bëj thirrje mediave, që në shenjë dënimi ndaj këtij akti censorial stalinist të qeverisë dhe solidarizimi me portalet e bllokuara si ‘opinion.al’, ‘syri.net’, ‘opozita.com’ dhe 12 portale të tjera, të bojkotojnë çdo veprimtari qeveritare për një periudhë 10-ditore! Sb”, përfundon Berisha.

Artikulli paraprakLargim i Tahirit, paralajmërimi i Bashës
Artikulli tjetërDrogë vietnameze që rritet për 45 ditë, plantacione në gjithë vendin