Qeveria, 175 milionë euro borxhe bizneseve

Nga verifikimet dhe krahasimi i kontratave ka rezultuar se, deri në fund të tetëmujorit, borxhet e papaguara ndaj kompanive private që kanë ndërtuar rrugë janë 54 milionë euro, ndërsa 11 milionë euro të tjera u përkasin investimeve në ujësjellësa.
Sipas verifikimit, pjesa më e madhe e detyrimeve janë krijuar në periudhën janar-gusht të këtij viti, veçanërisht gjatë muajve të fushatës elektorale dhe periudhës së tranzicionit politik.
Por Ministria e Transporteve nuk është e vetmja që ka krijuar borxhe të papaguara ndaj biznesit. Sipas Fondit Monetar, edhe Tatimet kanë rreth 30 milionë euro detyrime ndaj kompanive private, për TVSH të parimbursuar.
Nëse këtyre u shtohen edhe rreth 80 milionë euro të tjera detyrime të pushtetit vendor, të trashëguara prej shumë vitesh, atëherë borxhet e papaguara që sektori publik ka ndaj biznesit llogariten në rreth 175 milionë euro, ose gati 1.7 për qind e prodhimit kombëtar.

Artikulli paraprakTaksa e pronës, do paguhet 21 milionë euro më shumë në 2018-ën
Artikulli tjetërKLSH: Mjedisi në gjendje të mjerë, rrezik për shëndetin dhe integrimin në BE