Qeveria, 1.5 miliardë lekë dekodera digitalbi për familjet në nevojë

Sot shtresave në nevojë u duhet ushqim. Ato nuk mund të përballojnë as nevojat më elementare të jetesës, ndërsa Rama u jep dekodera. Sot në Shqipëri padrejtësia me familjet e  varfëra, të cilat kanë shqetësime dhe probleme nga të gjitha llojet bëhet edhe më e madhe kur me varfërinë e tyre bëhet pazar për të përfituar miliona euro
Pas dy fondeve të majme prej 3.6 miliardë lekësh në 2015 dhe 1.8 miliardë lekëve në qershor të 2016, qeveria akordon fondin e tretë për klientelën e Ramës
Afera prej 3.6 miliardë lekë për blerjen e dekoderave nuk mjaftoi për të mbushur xhepat e klientelës së Ramës, ku një tender me shifrën e majme u shpall posaçërisht për pajisjen e familjeve të varfëra me dekodera, të cilat nuk kanë as bukë të hanë.  Më datën 14 shtator të këtij viti, e njëjta ministri, ajo e Mirëqenies Sociale ka shpallur një tender prej 1.5 miliardë lekësh me të njëjtin motiv të një viti më parë “Për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë”. Vendimi në fjalë vjen pas një shtese fondi që qeveria vendosi po në qershor të këtij viti prej 180 milionë lekësh të reja (afërsisht 1 milion e 300 mijë euro) për blerjen e dekoderave televizivë për familjet në nevojë. Ishte një vendim i paralajmëruar nga viti i kaluar.
Sot shtresave në nevojë u duhet ushqim. Ato nuk mund të përballojnë as nevojat më elementare të jetesës, ndërsa Rama u jep dekodera. Sot në Shqipëri padrejtësia me familjet e varfëra, të cilat kanë shqetësime dhe probleme nga të gjitha llojet bëhet edhe më e madhe kur me varfërinë e tyre bëhet pazar për të përfituar miliona euro. Kjo është ajo që po bën qeveria e Edi Ramës, i cili po përgatit një tjetër vjedhje me lekët e taksapaguesve shqiptarë.
Nga ana tjetër vendimi i qeverisë bie ndesh me  kriteret, në bazë të të cilave bëhen përzgjedhjet e familjeve, të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike. Në bazë të denoncimeve të bëra në media nga qytetarët bëhet me dije se, shumë familje e kanë humbur të drejtën për të marrë ndihmë ekonomike, pasi në momentin që u është bërë verifikimi kanë patur orendi elektroshtëpiake. Bazuar nga rastet konkrete, që të bëhesh pjesë e listës së familjeve që përfitojnë ndihmë s´duhet të kesh televizor, pasi nëse inspektori që e verifikon, konstaton një televizor, atëherë të ndërpritet ndihma nga shteti. Ky është vendimi paradoksal i Ramës për të pajisur me dekodera familjet që nuk kanë televizorë, të cilat nuk kanë bukë për të ngrënë, por që nga nëntori falë vendimit të qeverisë do të kenë dekoder dixhital. Është e turpshme se si një qeveri dhe një kryeministër përfiton dhe bën pazar me jetën e familjeve shqiptare, bën pazar me skamjen që këto familje përballen çdo ditë. Mjafton një kërkim në internet për varfërinë në vend dhe në asnjë rast fëmijët e këtyre familjeve nuk kërkojnë dekoder siç pretendon Edi Rama dhe qeveria, por kërkesa është një e vetme  “bukë për të ngrënë, për të jetuar”.
Por për çfarë i duan dekoderat familjet, të cilat vuajnë për bukën e gojës apo edhe më keq, kur familje të tëra për shkak të varfërisë prej muajsh kanë mbetur pa energji elektrike, pasi nuk kanë me se t’i paguajnë faturat e OSHEE, e cila me urdhër të Ramës u ka prerë furnizimin. Çdo ditë raportohen raste të kryefamiljarëve, të cilët arrestohen se rilidhin energjinë. Dekoderi nuk bën pjesë tek të mirat materiale të domosdoshme për të siguruar jetën e qytetarëve. Qeveria, e cila mendon për këto familje të varfëra më parë duhet të bëjë të mundur furnizimin me energji elektrike dhe mos të burgose të moshuar, jetim e kryefamiljarë të pamundur.  Por, Rama duket i vendosur për të pajisur me dekodera këto familje për të bërë dhuratë kompanive që qëndrojnë pranë tij.

Artikulli paraprakAzilantët nga Shqipëria në vendin e tretë në Britani
Artikulli tjetërRama, drogim Europës me hashash, reagimi i KE