Pushohen nga puna gratë dhe vajzat në Tropojë! Rilindasi i emëruar po kalon edhe Ramavirusin

Partia Demokratike dega Tropojë ka denoncuar me një shenim në faqen e vet në facebook vendimet arbitrare të kreut të emëruar nga rilindja në Bsshkinë e Tropojës Rexhë Byberi.

“Vendimet e largimit nga puna që mori ndaj grave dhe vajzave të punësuar në administratën e bashkisë Tropojë të cilat ishin modeli më i mirë më i kualifikuar i punonjësve të administratës ,është akti më i shëmtuar dhe akt kriminal ,duke shkelur çdo ligj ,çdo normë morale dhe kod të jetesës në rrethin e Tropojës”, thuhet në shenimin e PD Tropojë.

Postimi i plotë

Rilindasi i emruar i bashkisë Tropojë me aktet e tijë barbare po kthehet në COVID 2020 të qytetarëve të Tropojës.

Vendimet e largimit nga puna që mori sot ndaj grave dhe vajzave të punësuar në administratën e bashkisë Tropojë të cilat ishin modeli më i mirë më i kualifikuar i punonjësve të administratës ,është akti më i shëmtuar dhe akt kriminal ,duke shkelur çdo ligj ,çdo normë morale dhe kod të jetesës në rrethin e Tropojës.

Shkrirja e sektorit auditit te brendshëm në bashki kur ligji e detyron kryetarin për të ngritur sektorin e auditi të brendshëm tregon se rilindasi i emruar është vetë “maliq” dhe nuk njeh ligj.

Me këtë akt të kundërligjshme ai la pa punë dhe pa të ardhura dhjetra familje të rrethit të Tropojës, tejkaloj edhe vetë Kryerilindasin Ramavirus i cili patë premtuar se nuk do largohet asnjë grua dhe vajzë nga bashkitë e rrëmbyer prej tyre.

Akte të tilla janë akte dhune të cilat do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituara.

Rilindas ora jote ka ndaluar.

1 35

Artikulli paraprakMessi apo Ronaldo? Klopp zgjedh të preferuarin e tij
Artikulli tjetërFauci: Numri i viktimave me Covid-19 është më e lartë sa ajo e raportuar, pritet përkeqësim në vjeshtë