PSG tërhiqet nga Dybala

Lëndimi i Paulo Dybala ishte një dush i ftohtë për Juventusin, i cili do të jetë pa sulmuesin argjentinas për 30-40 ditë. Diçka shumë e vështirë në këtë moment, teksa bardhezinjtë do të përballen me ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Një fillim i vështirë sezoni për “Joya”, për të cilin nuk ndalen së qarkulluari thashethemet në lidhje me një shitje të mundshme në fund të sezonit, me PSG në radhën e parë, në sajë të raporteve të mira me agjentin Mariano.
Në një intervistë me “La Stampa”, Nasser Al-Khelaifi, megjithatë, përgënjeshtron një interes konkret për Dybala: “Është e vërtetë se ka shumë lojtarë të mirë në ligën tuaj, jo vetëm Dybala. Nëse ne jemi të interesuar, kontaktojmë Juventusin. Agnelli është një mik i dashur, e kemi ndjerë këtë edhe më parë, por mund t’ju them se nuk është Dybala, çelësi për të ardhmen e PSG”. Presidenti i klubit, që është dominues i futbollit francez, foli edhe për mundësinë e një trajneri italian te skuadra e tij: “Conte dhe Ancelotti te PSG? Në Itali, ju keni lojtarë të mirë, klube të mira, trajnerë të mirë. Por tani për tani ne jemi të lumtur me trajnerin tonë, Emery”.

Artikulli paraprakShkarkimi i Çakos pak orë para vizitës së kreut të Antimafias italiane, a kishte Rama një ultimatum?
Artikulli tjetërJuventus, sytë nga Ozil