PSG “fluturon” me Neymar

Me Neymar ka festë dhe gola te PSG. Ylli brazilian shkëlqeu dhe në ndeshjen e tij të parë në “Parc de Prince”, duke dhuruar dy asist, por duke shënuar dhe dy gola në fitoren 6-2 të parizenëve ndaj Toulose, me finalizimin e dytë që ishte një “jogo bonito” e pastër.
Neymar ishte protagonisti absolut për parizienët, pasi ktheu ndeshjen për vendasit pas golit të parë të Toulouses, duke vendosur sërish takimin në barazpeshë në të 31-tën.
4 minuta më pas, ylli brazilian dhuroi dhe asistin për golin e Rabiot duke çuar të tijtë në pushim në epërsi. Në pjesën e dytë pvs daljes me të kuq të Verratit, PSG nuk u shfaq aspak i ndrojtur madje sulmoi dhe më tepër dhe Cavani ngriti shifrat në 3-1 nga pika e bardhë. Toulouse u duk sikur i dha vetes shpresë me autogolin e Tiago Silvës, por Pastore në të 82-tën shënoi dhe golin e 4-2.
2 minuta më pas, Neymar dha dhe asistin për Kurzawan për golin e 5-2 përpara se në të 91-ën të realizonte golin e 2-të personal duke i dhënë kreun e klasifikimit skuadrës së tij me pikë të plota.
Kanë mjaftuar pak javë që braziliani Nejmar të fillonte të shfrynte kundër ish-klubit të tij, Barcelonës. Sulmuesi i transferuar te PSG për atë që është marrëveshja më e shtrenjtë e të gjitha kohëve, ka bërë të ditur se shqetësimi i tij kryesor në Spanjë kishin qenë drejtuesit e Barcelonës.
“Nuk kam asgjë për t’u thënë drejtuesve të Barcelonës. Për mua… në fakt kam diçka për të thënë. Jam i zhgënjyer me ta. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role drejtuese. Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë”, tha ai pas ndeshjes së mbrëmshme.
I pyetur rreth shokëve të skuadrës, Nejmar ka bërë të qartë se vendimet e drejtuesve po ndikonin në gjendjen emocionale të ekipit. “Tani jam në një ekip tjetër, nuk e di me saktësi se çfarë po ndodh atje. Por shoh që ish-shokët e skuadrës janë të gjithë të trishtuar dhe kjo më trishton edhe mua, pasi kam shumë miq atje”.

Artikulli paraprakChelsea fiton derbin në “Wembley”
Artikulli tjetërBarcelona insiston